E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ka rrëzuar tre dekrete të Presidentit

Historiku i marrëdhënieve

Marrëdhëniet e tensionuara mes Presidentit Bamir Topi dhe kreut të mazhorancës, Sali Berisha, kanë nisur këtë vit me rrëzimin që shumica i bëri kandidaturës së Vangjel Kostës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Me shumicë votash PD refuzoi të pranonte këtë kandidaturë të Presidentit Topi, duke theksuar se Kosta kishte qenë gjyqtar gjatë regjimit komunist, ku kishte dhënë edhe vendime politike. Për shkaqe politike në muajin korrik, mazhoranca rrëzoi edhe dy nga tre kandidaturat e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë. PD votoi kundër Sokol çomos dhe Vexhi Muçmatës, duke i konsideruar këto kandidatura si të përfshira më parë në jetën politike të vendit. Këto qëndrime të demokratëve janë kritikuar edhe nga ana e ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers, i cili ka theksuar se këto rrëzime janë bërë në kuadër të një ligji të refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, siç është ai i lustracionit. Po kështu, pro kandidaturës së Sokol çomos votuan dhe aleatët e afërt të PD-së në qeverisje, përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kundërshtim për këto rrëzime të kandidaturave në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese kanë shprehur edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›