PS: Berisha fsheh autoret e Gërdecit e 21 Janarit

Partia me e madhe opozitare akuzon kryeministrin Berisha se po i fsheh drejtësisë zyrtaret e implikuar ne krime te renda, nisur nga ngjarja e gërdecit me 26 te vdekur dhe se fundmi masakra e 21 janarit ku mbeten te vrare 4 demonstrues. Nënkryetari i grupit socialist Sajmir Tahiri, deklaroi se shefi i qeverise po mban nen presion drejtësinë për te penguar zbardhjen e këtyre ngjarjeve. ?Në Gërdec ishte ushtria, në 21 janar ishte garda, sepse mendja kriminale e kryeministrit, gjen mbrojtje vetëm pas armëve, të cilat është gati t?i përdorë dhe ndaj popullit të tij vetëm për të ruajtur karrigen e tij. Gërdeci dhe 21 Janari, lindën për shkak të korrupsionit të vetë Saliut, familjarëve dhe ministrave të tij, me armë fishekësh e bllok llogarish të pista në dorë, të gjithë të mbrojtur nga aksioneri kryesor i korrupsionit sistematik në vend, Sali Berishës,? u shpreh deputeti socialist. Zoti Tahiri beri përgjegjës 2 ministra te kabinetit Berisha për dështimin e proceseve te rëndësishme gjyqësore: Dorëzo Fatmir Mediun, Lulëzim Bashën, dorëzo ekzekutorët në gardë, dorëzo sekserët dhe të gjithë ata që të kanë kapur peng ty e nëpërmjet teje, Shqipërinë e shqiptarët,? deklaroi Tahiri.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?iSz-HtxJVIk","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}