Fana: Fajet e dosjes ?Gërdeci?

Kur procesi me i bujshëm i drejtësisë ne Shqipërinë post-komuniste, ai për tragjedinë e Gërdecit, qe i mori jetën 26 personave dhe plagosi me dhjetëra te tjerë, shënoi këtë te hënë dështimin e plote duke lenë te lire dhe te ndaluarit te fundit, Neshat Fana, anëtar i Këshillit te Larte te Drejtësisë, shpjegon për Vizion Plus, zinxhirin e hallkave qe nuk funksionuan. Sipas zotit Fana, ne këtë mes kane faj qysh nga prokuroria, gjykata, e deri tek avokatet qe zvarriten procesin. Anëtari i KLD-se Fana, thotë se zvarritja e proceseve gjyqësore do te vazhdoje, derisa te mund te realizohen ndryshimet ne kodin e procedurës penale.
Shpërndaje