Prifti: Vërtetësia e videos, jo me e dyshimte

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikes Dritan Prifti thirret serish ne organin e akuzës për te dhënë shpjegime ne lidhje me video përgjimin mes tij dhe ish zv/kryeministrit Ilir Meta. Pas 4 orësh ne Prokurori Prifti ka deklaruar se tashme hetimi ka hyre ne një tjetër faze, pasi hetuesit nuk bëjnë me pyetje ne lidhje me origjinalitetin e videos por janë përqendruar te përmbajtja e saj. ?Jam i kënaqur se nuk diskutohej me montazhi i videos. Është autentike,? u shpreh Prifti pas daljes nga Prokuroria. Gjithashtu, Prifti ka deklaruar se prokuroria e përgjithshme e ka pyetur ne lidhje me pretendimet e ish ministrit Ilir Meta. Ky i fundit, gjate një dëshmie vullnetare ka deklaruar nga një kontekst tjetër për te gjitha shumat e parave qe përmenden ne video. Prifti mësohet se ka dhënë detaje mbi dosjen e korrupsionit përballë një grupi prej tre prokuroresh, te drejtuar nga Anila Leka. Kjo është hera e pare qe ky grup prokuroresh ka nisur te mbledhë dëshmi, pasi deri tani dosja ka qene ne Prokurorinë e Tiranës.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?FRh2kL12fck","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}