Historianet dënojnë deklaratat e konsullit grek

Kur qeveria nuk ka ende një qëndrim për deklaratën e konsullit grek ne Korçë ne lidhje me pretendimet e kahershme te Greqisë për te ashtuquajturin ?vorio epir?, historiane e politikane nuk qëndrojnë indiferente. Historiani Pëllumb Xhufi nuk nguron ta cilësojë arrogante dhe injorante ndërhyrjen e konsullit grek ne Korçë, i cili e cilësoi këtë zone te Shqipërisë pjese te Greqisë. Si Pëllumb Xhufit, ashtu dhe historiani Beqir Meta denoncuan qëndrimin indiferent te qeverise dhe politikes shqiptare ndaj presioneve te radhës te Greqisë, ku kësaj here synohet regjistrimi i popullsisë shqiptare sipas fesë e kombësisë. Me fakte e dokumente, historianet deklarojnë se Korça dhe zonat përreth saj nuk kane pasur dhe as kane popullsi te mirëfillte greke. Shqiptaret e kthyer ne greke vitet e fundit ne Korçë, Voskopojë apo Himarë janë dëshmi e përpjekjeve te Greqisë për helenizimin e jugut te Shqipërisë. Sa për deklaratën tjetër te konsullit grek, se edhe popullsia vllahe ne Shqipëri është greke, historianet Xhufi e Meta e hedhin kategorikisht poshtë. Ata u kujtojnë zyrtareve greke përndjekjet dhe spastrimet etnike te Greqisë ndaj kësaj popullsie me origjine iliro- thrakiane. Ne fakt, vitet e fundit, qarqe te caktuara greke kane dale hapur me synimet e saj për jugun e Shqipërie atë qe ata e quajnë ?vorio-epir?. Është fakt qe ne këtë pjese te Shqipërisë financimet e Greqisë janë te mëdha, si për hapjen e shkollave greke, ashtu dhe dhënie pensionesh te personave te kthyer greke se fundmi.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?XJkOV3taSUo","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}