Shnderrimi i popullit ne turme
Pamja që përcjellin ekranet televizivë, tashmë të shumtë, në lidhje me aktivitetin e drejtuesve aktualë politikë është thuajse e njëjtë dhe duket se nuk ka lidhje me hapjen e fushatës elektorale, e cila, për hir të së vërtetës, nuk se është ndërprerë ndonjëherë gjatë viteve të fundit. Fushatë bëjnë të gjithë ata që kanë marrë përsipër të drejtojnë partitë. Dhe pamja mbetet e njëjtë: Lideri në fjalë, përgjithësisht i pashoqëruar nga të tjera figura politike të partisë së tij, (një teknologji tashmë e njohur e mëveçimit të "vlerave" të tij që s‘duhet të shkartisen kurrsesi me jovlerat e të tjerëve), vendoset në një sfond të rinjsh që rrezik të jenë ende në moshën e votimit. Ndriçimi në salla është i fortë, pavarësisht se vetëm dy hapa më tutje shtëpitë janë të zhytura në terr. Shpërthen nëpër fjalime një retorikë e lartë përballë një turme njerëzish që duartroket, bërtet, shtyhet dhe as që e kupton se ç‘flitet. Kjo ndodh nëpër fshatra, nëpër qytete të vegjël, nëpër qytete të mëdhenj, nëpër familje të legalizuara e nëpër familje të palegalizuara, nëpër përrenj, lumenj, kodra të thata… Premtime. Inflacion i lartë i termave integrim, Evropë, reformë, demokraci, NATO, demokraci sërish e sërish dhe së fundmi edhe Barak Obama. Fjalë të cilat për shkak të shpërdorimit po zhvishen nga kuptimi dhe gjithnjë e më shumë u ngjajnë tullumbaceve që ikin lart.
Në këtë vërdallosje të pafund, drejtuesit e dy partive më të mëdha, sigurisht që nuk mund të mbeteshin të dytët. Gara mes tyre duket të ketë ritëm të lartë. Ku janë në mëngjes nuk janë pasdreke. Janë kudo, përveçse në zyra. Thonë gjithçka, përveç atyre që do të duhej të thoshin: të raportonin për punët që bëjnë dhe për të cilat i paguajmë.
Në dukje të parë, jo se ka ndonjë gjë të keqe, do të thotë dikush. Ja edhe Obama ia hipi trenit nga Çikago dhe mbërriti i rrethuar me njerëz gjithfarësh deri në Uashington. Pastaj mori pjesë edhe në aktivitete të ndryshme shoqërore, madje ende pa u "inauguruar". Kështu bën edhe Veltroni përtej detit…
Pa dyshim që në një këndvështrim në këtë të sjellur të politikanëve duhet të ketë vetëm të mira, sepse vetëm të mira ka nga kontakti i pandërprerë me njerëzit e thjeshtë, mirëpo këta "shefat" tanë vetëm këtë gjë dinë të bëjnë: konferenca me sa më shumë njerëz përballë, marshuta dhe fjalime pa brendi. Edhe pse gjithkush përpiqet të "ndahet" nga e ashtuquajtura politikë e vjetër, - më së shumti jo duke artikuluar teza të reja politike, por vetëm duke akuzuar kundërshtarët si përfaqësues të politikës së vjetër, - në të vërtetë gjithçka bëjnë është thellësisht vetëm produkt i një politike démodé të pushtuar fund e majë vetëm nga populizmi. Aq e fortë është bërë kjo mënyrë të sjelluri, saqë tashmë zyrat dhe institucionet thuajse kanë pushuar së funksionuari si të tillë dhe janë tërësisht në shërbim të politikës, më saktë të liderëve të partive përkatëse.
Ngjarja më spektakolare që vërteton këtë që po themi ndodhi vetëm dy ditë më parë, bash në qendër të Tiranës, në sallën më luksoze të vendit: në Pallatin e Kongreseve. (Një natë më parë të njëjtën gjë kishte bërë Berisha në Durrës). E kemi fjalën këtu për fjalimin e mbajtur nga Edi Rama, kësaj radhe jo si kryetar partie, por si kryetar i bashkisë së kryeqytetit në prani të dy mijë personave që mediat i klasifikuan si qytetarë. Tematika e fjalimit të mbajtur nuk ishte as shpalosja e ndonjë platforme të re politike, as shpallja e rezultateve të ndonjë studimi në lidhje me ristrukturimin e shërbimeve të munguara për qytetarët. Jo. Ishte një fjalim tipik populist që rrekej të shpjegonte për shumëkënd se akti "I shëmtuar" i këshillit bashkiak, i cili kishte rrëzuar në mbledhjen e radhës buxhetin për vitin që sapo ka filluar, kishte sjellë pasoja "të tmerrshme" jo për administratën, por për … vetë qytetarët. Vijonte pastaj një radhë e pafund emra rrugësh, shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh që po pengoheshin të rinovoheshin pikërisht falë këtij votimi të munguar. Sigurisht, më përpara zyrat e bashkisë ishin rrekur t‘i kujtonin popullit kryeqytetas se rrëzimi i buxhetit kishte ardhur si pasojë e "tradhtisë" së këshilltarëve të Metës që paskëshin bashkuar votat me këshilltarët e Berishës. E, në fjalimin e Ramës nuk munguan me këtë rast të shpalosen edhe idetë "e reja", sipas të cilave është pikërisht politika (nënkupto pluralizmi) ajo që pengon ecjen përpara të Shqipërisë. Sepse vuajnë njëlloj, tha ndër të tjera ai, si fëmijët e socialistëve, edhe ata të demokratëve (!!??).
Rrëzimi i buxhetit të një instance të votuar është pa asnjë dyshim një ngjarje tepër e rëndë politike. Në shumë vende të botës (demokratike, kuptohet) rrëzimi i buxhetit shoqërohet automatikisht me rënien e qeverisë, në këtë rast, kryetarit të bashkisë. Sipas ligjeve shqiptare, kryetari i bashkisë ka për d e t y r ë që të shkojë para këshillit bashkiak, pas konsulencave të gjera me komisionet përkatëse dhe të argumentojë shifrat sipas kërkesave të anëtarëve të këshillit. Nëse nuk ia del, do të lipsej që këshilli bashkiak të shpërndahej dhe të urbanizoheshin zgjedhjet për një këshill të ri bashkiak, i cili, pavarësisht pretendimeve naive, gjithsesi do të jetë sërish politik - të paktën sa kohë jetojmë ende në pluralizëm, - dhe sërish rrezikon të mos votojë gjithçka i server kryetari. Ndërkohë, aktiviteti i bashkisë vazhdon sipas një formule gjithashtu ligjore që nënkupton një performancë normale, sigurisht jo më të mirën e pretenduar. Në vend pra të ndjekjes së kësaj procedure ligjore dhe konform rregullave të funksionimit të institucioneve, ne pamë një shou populist, të padobishëm minimalisht për funksionimin e mëtejshëm normal të aktivitetit të bashkisë. Përthyer në aktivitetin e qeverisë, kjo do të thotë se nëse një ditë ndodh që buxheti i qeverisë të rrëzohet në Parlament, Sali Berisha, në vend që të kërkonte një zgjidhje të situatës në Parlament, përfshirë edhe mundësinë e një kompromisi - pavarësisht se mund të konsiderohej si tradhti - të mblidhte turmat në sheshin "Skënderbej" dhe të anatemonte Parlamentin. Skena të tilla nuk se janë aq të largëta në historinë moderne të botës. Të njëjtën gjë bëri Hitleri në të famshmin takim me punëtorët e SIEMENS, kur deklaroi se interesat e punëtorëve merreshin nëpër këmbë pikërisht nga partitë politike, të cilat duheshin shkatërruar e nxjerrë jashtë ligjit, sikundër dhe ndodhi. Kujtesa jonë kombëtare gjithashtu nuk se është zbrazur plotësisht nga kujtesa, sepse ne kemi pasur Enver Hoxhën tonë…
Ata që merren me shkencën e politikës shpjegojnë se dallimi mes popullit dhe turmës qëndron pikërisht te fakti se në një popull normal funksionojnë institucionet dhe komunitetet, ndërsa te turmat e këndellura përmes popularizmit me broçkulla si këto që dëgjojmë ne tash e gjithë ditën, institucionet janë shkatërruar dhe zëvendësuar nga vullneti i induktuar i liderëve, shumë herë të shënjuar nga vese dhe perversione dëmshuma.
Rrafshimi i institucioneve dhe zëvendësimi i tyre prej turmave shoqërohet në mënyrë të pashmangshme edhe nga një dukuri e cila gjithnjë e më shumë po bëhet prezente edhe në politikëbërjen shqiptare, me shmangien e dialogut, të mbrojtjes së argumentit dhe ballafaqimit të tij me kundërargumentet e radhës. Thënë në një mënyrë më të shkoqur, nëse do të kishim institucione funksionale, buxheti i marrë si shembull për këtë shkrim, lipsej të debatohej, përveçse me komisionet përkatëse dhe zyrat e specializuara, edhe me shumë e shumë organizata joqeveritare, me grupet e interesit, me grupimet e presionit gjithashtu. Pas kësaj, kryetari në fjalë do të lipsej që, "i armatosur" me këtë bashkësi argumentesh të shkonte e të argumentonte në këshillin në fjalë. Mirëpo liderët tanë nuk bëjnë më dialog, nuk organizojnë më debate të lira me specialistët apo me strukturat e lartpërmendura. Edhe kur i bëjnë në ndonjë ekran televizioni, i bëjnë për të pohuar të kundërtën, kokëngjeshjen e tyre në ca ide fikse prapa të cilave nuk është e vështirë të kuptohet se fshehin interesa vetanake dhe thellësisht vetanake të pushtetit apo të pasurimit abuziv. Dhe ja ku dolëm te ca "liderë" të cilët janë të aftë vetëm të mbajnë fjalime dhe të monologojnë.
E populizmi buis, mashtrues dhe kostoshumë. E vendi klasifikohet domosdo në nivelin e hibridit.