Viktimat civile, cmimi absurd i luftës
Ajo që po ndodh në Gaza është ngjarja më e dhimbshme për këdo këto ditët e fundit, pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe ideologjike. Masakrat mes civilëve, mes tyre fëmijë dhe gra të pafajshme, kanë qenë dhe janë "pika" më tragjike e luftërave në rrjedhën e viteve. Ndaj sot, më shumë se gjithçka tjetër, problemi që kërkon përgjigje urgjente është ai se si të ndalohen masakrat mes të pafajshmëve. Deri në Luftën e Dytë Botërore luftërat konsideroheshin tërësisht si përleshje mes ushtrive. Të gjithë ata që luftonin duhet të respektonin parimin e vrasjeve mes ushtarakëve dhe civilëve, me detyrimin e vetëm për të respektuar civilët që nuk ishin pjesë e veprimeve ushtarake. Sigurisht që ky parim dhunohej shpesh, por ishte në interesin e të dyja palëve kundërshtare të përshtateshin me këtë dhe të përqendroheshin vetëm në "shkatërrimin" e armiqve luftues: Përse duhej të vrisje civilët e palës armike, kur ekzistonte rreziku që kundërshtari të bënte të njëjtën gjë? Duke nisur nga luftërat antikoloniale dhe luftërat e tjera për çlirimin e kombeve, konfliktet e armatosura janë bërë thuajse të gjitha asimetrike: nga njëra anë janë topat e luftës, tanket, aeroplanët, helikopterët dhe raketat, me forca të armatosura që mund të shkatërrojnë territore të mëdha armike e që kontrollojnë plotësisht edhe hapësirën ajrore; ndërsa nga ana tjetër njerëz pa uniformë, të pajisur vetëm me armë të lehta, që mund të kryejnë vetëm veprime të gueriljes. Luftëtarët fshihen mes popullsisë civile, i përdorin ata si mburojë, fshehin municionet në banesa private dhe duke u gjendur përballë një armiku më të madh në numër dhe armatime, synojnë ta godasin atë përmes njerëzve civilë, duke dhunuar hapur në këtë mënyrë principet tradicionale dhe themelore të të drejtave ndërkombëtare të njeriut. Por guerilierët thonë se nuk ka mënyrë tjetër për të luftuar: një milingonë nëse ndeshet me një elefant, nuk mund të luftojë me të njëjtat armë. Edhe shtetet që kanë ushtri moderne gjenden përballë kësaj dileme: të shkatërrojnë guerilierët armiq, duke e ditur se kështu do të bëhet masakër edhe mes civilëve, apo të qëndrojnë të palëvizshëm përballë hedhjes së raketave ose sulmeve të papritura ndaj civilëve të tyre?
Duket hapur se si "karakteri" i luftërave të sotme moderne ka bërë të padukshme dhe të pafuqishme ligjet e vjetra për të drejtat e njeriut. Nëse përballë kemi konfliktin e përgjakshëm në Gaza, të gjithë pyesin: "Po ku shkoi e drejta ndërkombëtare në Gaza"? Gjithë traktatet e rëndësishme ndërkombëtare të nënshkruara nga viti 1868 deri në 2008-ën në Gjenevë, në Hagë apo Nju Jork, nuk arrijnë më të ndalojnë dhunën, sepse luftërat e sotme janë krejtësisht ndryshe nga ato që bëheshin dikur. Sot luftërat janë përplasje të pamëshirshme mes ushtarëve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, që kanë të përbashkët vetëm fanatizmin dhe intolerancën, të cilët për shkak të urrejtjes së injektuar për armikun, nuk ngurojnë të vrasin gratë, fëmijët dhe të moshuarit e kundërshtarëve. Me pak fjalë, luftërat moderne nuk janë gjë tjetër veçse rikthim në barbaritë më të egra. Por çfarë duhet bërë? E kemi parë me indinjatë të thellë se si presioni i politikës, apo "urdhrat" e autoriteteve të larta morale dhe fetare, vlejnë shumë pak. Mos duhet të hartohen rregulla të reja ndërkombëtare? Nuk është kjo zgjidhja e duhur, sepse diplomatët dhe juristët do të donin kohë që të binin dakord, ndërsa fuqitë ushtarake të interesuara do t‘u shmangeshin këtyre ligjeve. Nuk është reale të mendosh e të gjykosh penalisht edhe fajtorët e masakrave. Ushtarët që godasin civilët armiq konsiderohen si heronj nga populli dhe vendi i tyre. Shtetet ose qeveritë që janë në luftë, tentojnë të mos ndjekin penalisht njerëzit e tyre, qoftë sepse sjelljet e këtyre të fundit bien shpesh në kundërshtim me praktikat e shpërndara, të toleruar prej autoriteteve, qoftë sepse këto procese mund të ulin moralin e trupave që janë gjithmonë të ekspozuara ndaj rreziqeve të mëdha dhe të shkatërruar nga lufta anti-guerilje. Gjykatat penale ndërkombëtare thuajse gjithmonë nuk kanë kompetencë në këtë drejtim. Në rastin e Gaza-s, OKB-ja nuk ka forcë të ngrejë asnjë proces kundër fajtorëve. Nëse liderët politikë botërorë do të ishin të arsyeshëm, do të kuptonin diçka që duket shumë qartë: konfliktet aktuale të armatosura, civile ose ndërkombëtare, e kanë çuar çnjerëzoren në limitin e saj. Është e nevojshme të bëhet ajo që u bë me armët bërthamore: meqenëse përdorimi i tyre do të sillte shkatërrimin e mundshëm të planetit, u vendosën mënjanë- në të njëjtën mënyrë siç duhet vendosur në kantinë çdo zgjidhje ushtarake për konfliktet ekonomike, politike dhe ideologjike moderne -duke përdorur gjithmonë, edhe në rastet e konflikteve më të ashpra, zgjidhje politike. Dhunën e armës duhet ta zëvendësojmë me negociatat, ashtu siç thonë Kamy: "Fjalët duhet të largojnë plumbat". Por, për këtë duhet shumë maturi politike, durim dhe mbi të gjitha dëshirë për të kuptuar arsyet e kundërshtarit. Me pak fjalë, duhen shumë "Mandela" që fatkeqësisht nuk ekzistojnë. Duhet të provohen rrugë dhe mjete të ndryshme, duke u bazuar edhe te veprimi moral i organizatave joqeveritare, mes të cilave edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe ente të tjera humanitare. Në fakt, këto ente kanë luajtur një rol shumë të madh në detyrën e tyre të vështirë, për të bërë më "humane" luftërat. Këto mund të hartojnë "direktiva të përgjithshme", që në një farë mënyre do të qartësojnë ato që janë të zbehta dhe dykuptimëshe në rregullat ndërkombëtare, duke specifikuar në mënyrë të veçantë sjelljen e ushtarëve në dy pika të rëndësishme: çfarë masash mbrojtëse duhen marrë kur mund të bëhet një sulm, që mund të shkaktojë shumë viktima mes civilëve dhe si të rregullohen nëse "efektet anësore" janë shumë të mëdha. Mbi të gjitha duhen krijuar mekanizma institucionale monitorimi, qoftë për të parandaluar dhunën, qoftë për të siguruar se vrasja e civilëve ka qenë plotësisht e justifikuar, që në një farë mënyre të dëmshpërblehen. Nëse një luftëtar shkatërron shtëpinë e një civili dhe vret fëmijët e tij, kryen një veprim të patolerueshëm, për të cilin duhet të dënohet; por nëse kjo nuk është e mundur "të dëmshpërblejë" dëmin e madh material dhe moral, duke ndihmuar që në një farë mënyre të lehtësojë paksa tragjedinë e tij, atëherë të gjitha këto aktivitete duhet të kryhen nën kontrollin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së. Sigurisht që bëhet fjalë për opsione që nuk mund ta zgjidhin problemin nga rrënjët. Por duke parë kompleksitetin e problemeve dhe konsideratën që jemi lënduar kaq shumë, këto këshilla janë më mirë se asgjë.