"Day One", dita e parë si President
Ekonomi
Takimi me bankierët
Tomas Fridman
Ia plasa të qeshurit disa ditë më parë, kur dikush në Kongres tha: "Dikur ishin bankat ato që u jepnin njerëzve para hua. Sot është tamam e kundërta". Dhe po ndodh pikërisht kështu. Mes shumë këshillave që i jepen Barak Obamës gjatë këtyre orëve mbi faktin se në ç‘pikë duhet të përqendrohet mbledhja e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë, ja e imja: Obama dhe stafi i tij i ekonomisë duhet të mbledhin presidentët e 300 bankave më të rëndësishme e t‘u thonë: "Zonja e zotërinj, kriza është shkaktuar nga ju, nga praktikat tuaja që nuk mbajnë parasysh asnjë kriter dhe do të marrë fund vetëm kur të pastroni katrahurën që keni bërë dhe do e nisni nga zeroja. Sistemi bankar është zemra e ekonomisë: pompon gjakun drejt muskujve industrialë dhe tani nuk po e bën këtë. Për këtë, duhet të rihapim arteriet. Kush prej jush është i paaftë, do të shtetëzohet e do mbyllet. Kush është i dobët, do t‘u bashkëngjitet të tjerëve. Kush është i fortë, do marrë kapitale të reja pasi të varrosë mbeturinat toksike. Nuk do vazhdojmë të mbështesim dështakët". Pa këtë terapi shoku, ekonomia, në rastin më të mirë, vetëm do arrijë të çalojë.
Konfliktet
Presidenti i luftës
Uilliam Kristol
Barak Obama do të marrë në mesditë "autoritetin e drejtë legjitim" për të cilin na ftoi të luteshim rabini të shtunën në sinagogë. Presidenti është njeriu i momentit. Meriton urime dhe lutje të sinqerta. Por mendoj edhe për paraardhësin e tij, Xhorxh Bush. Pak prej bashkatdhetarëve të mi kanë reflektuar për faktin që Presidenti ka qenë një prej miqve më të mëdhenj të Izraelit, megjithëse nga kjo nuk pati asnjë lloj përfitimi. Shumë prej mbrojtësve të Bushit citojnë zotimin për mbrojtjen e kombit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, e megjithatë fitorja më e madhe mbetet triumfi në Irak, vendosmëria për të mos pranuar disfatën. Obama bëri një vizitë në varrezën e Arlingtonit. E di që edhe ai vetë do të jetë President luftërash. Di që vendimet të cilat do i duhet të marrë në cilësinë e komandantit të Forcave të Armatosura do të jenë edhe më të rëndësishmet. Për këtë, homazhi i heshtur që bëri përpara varrit të Ushtarëve të Panjohur, shprehu një të vërtetë më të thellë nga çdo fjalë që mund të kishte thënë.
Çfarë do të kishte thënë King
Xhesi Xhekson
Dyzetenjë vjet më parë pata privilegjin të kaloja datëlindjen e fundit të Martin Luter Kingut nën shoqërinë e tij. E kujtoj shumë mirë atë ditë dhe e citoj në mënyrë që të vlejë si leksion për të gjithë ne që duam të ndjekim shembullin e tij, pa u kufizuar thjesht te vullneti për ta admiruar. Kur Barak Obama u bë Presidenti i parë afroamerikan në historinë tonë, shumë do të shohin në këtë ngjarje kulmin e lëvizjes për të drejtat civile, të cilat thuajse gjithnjë identifikohen me figurën e doktor Martin Luter King. Kush e di ç‘mund të mendonte ky njeri i madh mbi ngjarjen e djeshme. Do të shkëlqente i tëri. Por nuk do ta lejonte euforinë të na verbonte, të na bënte të harrojmë rrugëtimin e gjatë që kemi ende përpara. Do të bënte një listë me sfidat e ardhshme, duke zgjedhur me kujdes termat e duhur biblikë: të ushqesh të pangrënët, të veshësh të paveshurit, e kurrë më të planifikosh luftëra.
Për këtë i gëzohemi zgjedhjes së Presidentit tonë. Pas kësaj do t‘i rifutemi punës për t‘i shkuar në fund veprës: për ta bërë Amerikën komb edhe më të përsosur.
Diplomacia
Zhvillimet pas Gazës
Roxher Kohen
Skuadra e Obamës nuk i zbulon emrat e këshilltarëve të thirrur për formulimin e një politike rajonale për krizën e Rripit të Gazës. Do të qe bukur të shihnim ekspertë arabo-amerikanë apo iraniano-amerikanë me përvojë të kënaqshme: sinjal që Amerika po kërkon të rinovojë përqasjen, të tregohet më e ndjeshme me ato kultura, të vlerësojë nëse mbështetja e palëkundur karshi Izraelit është vërtet e dobishme. E megjithatë, në rast se duhet të besojmë te "ndryshimet", kandidatët e deritanishëm lënë për të dëshiruar: ish-ambasadorë, ish-negociues paqeje që dështojnë prej dhjetëvjeçarësh. Është thelbësore që Obama të marrë një kthesë të fortë që nga çasti i parë: të kuptojë Lindjen e Mesme të Al Xhazirës, ku, siç thotë Telhami i Universitetit të Merilendit, "njerëzit nuk janë budallenj dhe kredibiliteti ndaj nesh ka prekur zeron historike". Obama duhet të nxjerrë shënime nga eseja "Të negociosh paqen arabo-izraelite: Lidershipi amerikan në Lindjen e Mesme", ku Kurzer dhe Lasenski zbulojnë cili qe çmimi i paguar në Kemp Deivid prej mosnjohjes së Islamit dhe perspektivave arabe. Obama, në sfondin e gjakderdhjes në Gazë, duhet t‘u përmbahet fjalëve e fakteve.
Drejtësia
Bush, nën hetim
Pol Krugman
I pyetur mbi mundësinë e hapjes së hetimeve mbi krimet e mundshme të kryera nga administrata "Bush", Barak Obama u përgjigj: "Askush nuk duhet vendosur mbi ligjin, por duhet t‘i hedhim sytë drejt së ardhmes dhe jo nga e shkuara". Por unë iu përgjigja me këto fjalë: Në rast se nuk hetohet mbi vitet e administratës "Bush", do të thotë se kush është në pushtet, është vërtet mbi ligjin, pasi askush nuk i kërkon llogari për veprimet e kryera. Nuk bëhet fjalë vetëm për tortura apo përgjime të paligjshme, por mbi abuzime që shkojnë nga politikat ambientale, te të drejtat e zgjedhësve; nga favorizimi i aleatëve politikë, te ndëshkimi i kundërshtarëve; dhe të gjitha këto pa harruar dështimin në rindërtimin e Irakut. Për këto arsye ia shtroj edhe një herë këto pyetje Presidentit të ri: Përse të mos hapet një hetim zyrtar? Ndoshta ngaqë kërkimi i së vërtetës vë në rrezik harmoninë bipartizane? Establishmenti mediatik i dha Bill Klintonit të njëjtën këshillë: Moz rizgjo skandalet e fjetura. Por për të mbrojtur dhe për të ruajtur Kushtetutën, siç tha dje Obama gjatë fjalëve të betimit, Presidenti duhet t‘i detyrojë të paguajnë një çmim të gjithëve atyre që e kanë dhunuar.
Racizmi
Një trashëgimi e rëndë
Frenk Riç
Nuk di t‘i përshkruaj ndjenjat e njerëzve me ngjyrë, dje që Amerika i uroi marrjen e detyrës Presidentit të parë afro-amerikan. Flas për veten, një i bardhë i rritur në kryeqytetin e viteve gjashtëdhjetë, në vitet e segregimit racial. As që e mendoja se mund të vinte kjo ditë. E kujtoj mirë ngjitjen në skenë të Kenedit: edhe një njëmbëdhjetëvjeçar arrinte ta kuptonte se qyteti i përgjumur i epokës së Ajzenhauerit po zgjohej, i elektrizuar prej Presidentit të ri, nga perspektiva e ndryshimeve. Ajo ngjarje përkoi me një transformim: Uashingtoni u bë i pari qytet amerikan ku njerëzit me ngjyrë përbënin mazhorancën. Aparteidi mbeti. Uashingtoni i zi mbetej i padukshëm: askush nuk investonte në shkollim, deri në vitin 1961, kur libri bestseller, "I zi si unë", zbuloi kundërshtitë me të cilat përballej një i bardhë i maskuar si i zi. Në vitin 1967, një tjetër libër, "Qyteti i fshehtë", u hapi sytë shumë njerëzve. Qyteti shpërtheu vitin pas vrasjes së Martin Luter Kingut. Por sot, që Obama gjendet në shtëpinë e Bardhë, reflektojnë për sasinë gjigande të problemeve që e presin: shumë më të rënda se ato që kanë të bëjnë me racën. Përkundrazi, më të këqija akoma se çdo gjë që kemi imagjinuar deri më sot.