E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e trenave në Tempe/ Del audio rrëqethëse pak para përplasjes, si drejtuesit kuptuan gabimin FATAL me vonesë: Joo..!

Tragjedia e trenave në Tempe/ Del audio rrëqethëse pak para

Një zbulim i ri “bombë” ka hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike ku humbën jetën 57 qytetarë pas përplasjes së trenave rreth dy muaj më parë në Tempe, Greqi.

Media greke “Zougla” ka bërë publike një audio të komunikimit mes drejtuesit të trafikut të OSE Athinë dhe drejtuesit të stacionit që ndodhej në shërbim, gjatë momentit të tragjedisë.

Në këtë audio dëgjohet kur Vassilis Samaras i cili ishte drejtori i stacionit, i thotë Pantelis Koukas, drejtorit të OSE: “Do ta lë të ikë 63-shin (referuar vagonit), sepse njerëzit po ulërasin se ka vones녔

Më pas dëgjohet përgjigja e Koukas që i thotë: “Ok, u b녔 Vetëm disa çastë më vonë, Koukas kupton që treni është futur në shinat e gabuara dhe dëgjohet që bërtet: “Joooo!”, por Samaras ishte larguar nga pozicioni i tij dhe nuk e ka vijuar komunikimin.

“Zougla” shkruan se kjo audio do të jetë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa pretendon se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave të përfshirë në ngjarje.

Kujtojmë që në mesin e kësaj tragjedie humbën jetën dhe gjashtë shtetas shqiptarë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›