E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli, kritika për Maqedoninë

Megjithatë qeveria dhe ekspertët, por edhe opozita, kanë pritje dhe parashikime të ndryshme sa i përket euro-integrimeve. Deputeti opozitar i LSDM-së, Andrej Petrov, ka deklaruar se qeveria aktuale po ngec në realizimin e reformave të parashtruara nga Brukseli. Edhe analisti politik, Mersel Bilalli, thekson se në takimin e ardhshëm të Këshillit për Stabilizim Asocimin, qeveria e Maqedonisë do të marrë kritika, por të gjitha këto kritika do të mbeten nën hijen e çështjes së emrit.

Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se qeveria të cilën ai drejton, është kampione në miratimin e ligjeve që janë në përputhje me ato të BE-së dhe në realizimin e reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian.

“Pikërisht kjo qeveri e cila ka sjellë një numër të madh ligjesh për harmonizimin e legjislacionit evropian, ka zhvillim të madh, duke kontribuar në marrjen e raportit pozitiv vitin e kaluar dhe rekomandimin nga KE-ja deri tek Këshilli i Evropës për fillimin e negociatave. Këtë qeveri e cila i plotësoi të gjitha kushtet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, LSDM-ja dëshiron ta shfaqë si euroskeptike. Nuk është e mundur të keni qeveri euroskeptike që t'i plotësojë me shpejtësi reformat, të miratojë ligjet”, ka thënë Gruevski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›