Tadiç: Ja pse GJND-ja do të vendosë pro Serbisë
Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të cilësojë të paligjshme shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. “Do të ketë kohë që të gjendet zgjidhja e përhershme”, pohoi mes të tjerash kreu i shtetit serb në intervistën për të përditshmen belge.
Tadiç, i cili të enjten në Bruksel u takua me kryeministrin belg, Iv Leterme, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se shpallja e pavarësisë së Kosovës është kundër të drejtës ndërkombëtare. “Nuk mund të paramendoj që GJND-ja do të vlerësojë ndryshe, sepse si pasojë e drejtpërdrejtë e një vendimi të tillë do të ishte ‘lindja’ e 40 shteteve të reja në botë në pesë vitet e ardhshme”, ka tërhequr vërejtjen presidenti serb.
Ai shtoi se nuk e di se si do të reagojnë shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën në vendimin e GJND-së, por shpreson se “vendimi do të bëjë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të qëndrueshme”. “Serbia është e gatshme në gjetjen e kompromisit. Nuk duam të provokojmë probleme, por nuk duam të pranojmë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Boris Tadiç.
I pyetur se ç’do të ndodhte nëse GJND-ja merr vendim tjetër nga ai që pret pushteti serb, Tadiç theksoi se “është i sigurt se gjyqi do të respektojë të drejtën ndërkombëtare”, sepse sipas tij, kjo është “punë e tij”.