Shoferi shtyp shoferin, arrestohet nga policia
Një banor i qytetit të Fierit është arrestuar dje, pasi aksidentoi me vdekje një person nga fshati Shkallnur i rrethit të Durrësit. Policia e Durrësit njoftoi dje se një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën e një drejtuesi automjeti, ndërsa po zbriste prej tij. Një tjetër mjet që kalonte me shpejtësi në rrugë në këtë kohë e ka aksidentuar për vdekje Murat Pogën, lindur në Has dhe banues në fshatin Shkallnur të Durrësit. Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Plepa-Ura e Dajlanit. Në orën 21.00 të së hënës, shërbimet e policisë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit 47-vjeçar Ylli Sulejmani, lindur dhe banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi në kohën kur drejtonte automjetin e tij me targa TR 1124 F, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e 65-vjeçarit Murat Poga, i cili në atë moment po zbriste nga automjeti me targa DR 1409 C, që e kishte parkuar në krah të rrugës.