Panik në kufi, bllokohen cisternat me helm iranian
Dje, gjatë gjithë orëve të ditës dhe në mbrëmje, policia lokale e Kukësit bllokoi tërësisht qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve drejt Kosovës, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe në rajonin e Prizrenit, ku policia ndaloi çdo lëvizje mjetesh dhe njerëzish në drejtim të Shqipërisë. Shkaku kanë qenë tri maune me lëng lubrifikant, të cilët për shkak të rrjedhjes, jo vetëm që kanë ndotur ambientin, por edhe kanë helmuar dy policë të shërbimit doganor të Vërmicës. Mësohet se përmbajtja e mauneve ka qenë vaj solar me përqindje tepër të lartë dioksidi squfuri SO2, që kishin hyrë në Kosovë nga Maqedonia.
Dje, në orën 10:00 paradite, Policia e Kukësit bllokoi qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në drejtim të Kosovës, deri në një afat të pacaktuar. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se bllokimi ndodhi në Doganën e Vërmicës, ku për shkak të një ngarkese helmuese që ndodhej në tri maune, ishte pezulluar çdo aktivitet. Gjatë kontrollit rutinë në Doganën e Vërmicës, ishin helmuar dy policë të shërbimit prej erës së rëndë. Ata ndodhen në spitalin e Prizrenit jashtë rrezikut për jetën. Në të dyja anët e kufirit u krijuan fillimisht radhë të gjata, por nga mesi i ditës, një pjesë e mirë e shoferëve, sidomos ata me pasagjerë, iu drejtuan Doganës së Qafës së Prushit në rrethin e Hasit. Një pjesë e automjeteve të ngarkuara me mallra të ndryshëm janë stacionuar në Morin, ndërsa të dyja doganat kanë pezulluar çdo aktivitet. Në Doganën e Morinit, nëpunësit e policisë doganore dhe asaj të kufirit thanë se nga era e keqe ndienin dhimbje koke dhe nuk dinin ta shpjegonin shkakun, përveçse me ndotjen që kishin krijuar në doganën respektive të Vërmicës tri maunet me vaj të dyshimtë solar.
Nëpunësit e Doganës së Vërmicës, tepër të shqetësuar për fatin e kolegëve të tyre të helmuar, nuk prononcohen për mediat, por jo zyrtarisht mësohet se maunet me lëng solar kishin ardhur nga Maqedonia, nëpërmjet Doganës së Hanit të Elezit në Kaçanik dhe ishin nisur fillimisht në tregun e fshatit Mamushë të Prizrenit. Kjo ka ndodhur të premten e shkuar, ndërsa mësohet gjithashtu se nuk janë pranuar nga tregu i atjeshëm. Mamusha përbëhet nga banorë turqishtfolës dhe aty luhet një pjesë e mirë e gjithë tregtisë së Kosovës e më gjerë, kryesisht me mallra turke.
Një banor i Prizrenit, i ndodhur në Doganën e Morinit që në mëngjes, tha se kishte dëgjuar që një nga maunet kishte ndotur rrugët e Mamushës dhe për këtë ishte alarmuar edhe policia. Por nuk mësohet shkaku se përse të tria maunet u gjendën në Doganën e Vërmicës në drejtimin për Shqipëri. Hamendjet flasin se maunet do t‘i drejtoheshin tregut të Shqipërisë, por gjithçka ka dështuar, pas verifikimit të rrjedhjes së lëngut dhe helmimit të shkaktuar dy punonjësve të doganës.
Dogana e Vërmicës, nga ana e vet, me të dalluar lëngun e dyshimtë kishte njoftuar Prokurorinë e Prishtinës, ndërsa personeli i alarmuar kishte nisur menjëherë të dëmtuarit në spitalin e Prizrenit. Nëpunës të doganës thanë se do të ndalonin çdo lëvizje në doganë deri në evakuimin e mauneve dhe kjo gjë mund të ndodhte ndoshta në orët e natës. Disa ekspertë me maska shiheshin të lëviznin në të rrallë, ndërsa në të dyja doganat, zakonisht të zhurmshme nga lëvizjet, ka pushuar gjithçka. Në Doganën e Morinit të vetmet që qarkullojnë janë lopët e fshatit që rrinë aty ku parkohen makinat, ndërsa janë stacionuar gjithashtu disa mjete të rënda me targa të Tiranës, të ngarkuara me perime dhe mallra të tjerë, që presin të çlirohet situata.
Në Doganën e Morinit takuam edhe njerëz të cilët, siç thanë vetë, kishin emergjenca familjare për të udhëtuar, qoftë edhe duke rrezikuar. Një grua nga Vlora tha se duhej të udhëtonte për Prishtinë, ku kishte të martuar të bijën dhe se në familje kishte ndodhur një vdekje. Por, policia e Doganës së Morinit nuk bën lëshime. Gruaja i kujton policisë se edhe në këto raste duhej të kishte një mundësi për të kapërcyer kufirin, të kishte p.sh., mjete mbrojtëse. Rastësisht gruaja me të drejtë ngre një problem, për të cilin Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe të gjithë kompetentët duhet të nxjerrin konkluzion. Gruaja tha se do t‘i drejtohej kufirit të gjelbër, bashkë me familjarët që kishte me vete.
Policia e Kosovës arreston katër persona: Përzienin naftën me helme për ta shitur si benzinë
Paniku në kufi, nga 60 tonë
mbeturina nafte të ardhura prej Iranit
Një sasi prej 60 tonësh mbeturina të naftës, të cilat konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë, janë bërë shkak i mbylljes së kufirit Kosovë-Shqipëri, që ka qëndruar për orë të tëra i mbyllur. Qindra makina janë bllokuar, pasi policia e ka konsideruar tepër të rrezikshëm afrimin te maunet që ishin dërguar në Terminalin Doganor të Vërmicës për t‘iu bërë analizat. Dy policë të SHPK-së janë helmuar, për shkak të erës së fortë të lëndës toksike. Ata kanë përfunduar në spital, sipas policisë, por edhe pse në gjendje jo të mirë, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Menaxhimin e vendit të ngjarjes e bënë zyrtarët nga Ministria e Ambientit dhe Departamenti i Emergjencave, ndërsa SHPK-ja ishte gjatë gjithë kohës e pranishme dhe asistonte në operacion. Punonjësit e emergjencave në kufi i kanë bërë analizat e hollësishme lëndës helmuese dhe kanë dalë në konkluzionin se në përbërje të saj kishte 19% sulfur. Është pikërisht kjo përqindje e lartë e sulfurit ajo që konsiderohet rrezik i madh nga specialistët. Frika nga ndonjë shpërthim i mundshëm nën temperatura të larta mësohet se ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës. Kjo është edhe arsyeja që nuk kanë mundur t‘i lëvizin gjatë ditës, por kanë pritur që temperaturat të bien gjatë pasdites. Sipas ekspertëve, në 35 gradë Celsius kjo lëndë mund të eksplodonte dhe të helmonte të gjithë rajonin, jo më kalimtarët në pikën kufitare. Mahir Hasani, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, tha për "Shqip" se bëhej fjalë për mbeturina nafte të përpunuara në Iran. Tre shoferët e mauneve, me shtetësi bullgare, janë arrestuar e po kështu edhe pronari i një fabrike në Prizren. Policia ka bërë të ditur identitetin e shtetasve bullgarë. Ata janë Dimitrov Dimitar Yanchev, i vitit të lindjes 1973, Ivanov Krastyo Gospodinov i vitit 1952 dhe Dimov Dino Kolev, 1961.
Është arrestuar edhe pronari i firmës PRIZMA-OIL me seli në Mamush të Prizrenit, Shefki Kajseraj, 45 vjeç. Dyshohet se kjo firmë ishte edhe destinacioni i tri mauneve. Kamionët në fjalë kanë udhëtuar nga Bullgaria në Maqedoni, e prej andej kanë hyrë në Kosovë, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli, pra janë kontrabanduar. Sipas raportit të policisë, më datë 22 maj tri maune me targa të Bullgarisë kanë kaluar pikën kufitare të Hanit të Elezit me mall të ngarkuar të cilësuar vaj hidraulik. Gjatë udhëtimit të tyre në vendin e quajtur Qafa e Duhles afër udhëkryqit Suharekë - Malishevë, që të tre kamionët janë ndaluar nga ana e patrullës policore, e cila po ushtronte kontrolle rutinore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit, zyrtarët policorë kanë filluar të dyshojnë në këtë ngarkesë dhe kanë thirrur në vendin e ngjarjes edhe shefin e pikës doganore të Vërmicës. Sipas policisë, kjo lëndë do të dërgohej në Prizren, në fshatin Mamushë, për t‘u përzier edhe me lëndë të tjera dhe për t‘u shitur si benzinë.
Ekipe të KFOR-it dhe të TMK-së janë marrë në mënyrë që t‘i largojnë lëndët e rrezikshme nga vendi dhe të zhbllokohet kufiri. Por, temperaturat e larta i kanë penguar, pasi kjo lëndë rrezikon të shpërthejë në 35 gradë Celsius. Si pasojë, dhjetëra makina në të dyja anët e kufirit kanë mbetur të bllokuara në pritje të hapjes së qarkullimit. Policia dhe departamenti i emergjencave nuk kanë mundur të marrin asnjë vendim. Atë pritet ta marrë ministria e Ambientit. Situata është më alarmante në pjesën veriore të Kosovës, ku nuk ka fare kontrolle doganore dhe kontrabanda po i sjell buxhetit miliona euro humbje. Po kështu, lëndë të tilla helmuese mund të futen pa ndonjë problem, për shkak të mungesës së kontrollit në pikat kufitare.
Analizat
Mbeturinat e naftës, me
përqindje të lartë sulfuresh
Punonjësit e emergjencave në kufi i kanë bërë analizat e hollësishme lëndës helmuese dhe kanë dalë në konkluzionin se në përbërje të saj kishte 19 për qind sulfure. Është pikërisht kjo përqindje lartë e sulfureve ajo që konsiderohet rrezik i madh nga specialistët. Sipas ekspertëve, në 35 gradë Celsius kjo lënë mund të eksplodonte dhe të helmonte të gjithë rajonin, jo më kalimtarët në pikën kufitare. Mahir Hasani, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Kosovës, tha për "Shqip" se bëhej fjalë për mbeturina nafte të përpunuara në Iran. Sipas policisë, kjo lëndë do të dërgohej në Prizren, në fshatin Mamushë për t‘u përzier edhe me lëndë të tjera dhe për t‘u shitur si benzinë. Bazuar mbi këto dyshime, policia e Kosovës ka bërë arrestimin e tre shoferëve bullgarë: Dimitar Yanchev, Krastyo Gospodinov dhe Dino Kolev. Është arrestuar gjithashtu edhe pronari i firmës PRIZMA- OIL me seli në Mamush të Prizrenit, Shefki Kajseraj, 45 vjeç, i cili mendohet se ishte personi që priste këtë ngarkesë.