Berat, policët s‘paguhen për orët shtesë
Punonjësit e Policisë së Beratit nuk paguhen për punën e tyre jashtë orarit që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Lajmin e bëjnë të ditur vetë punonjësit e policisë së këtij qyteti, ndërsa mësohet se me të njëjtin problem përballen edhe uniformat blu të komisariateve Kuçovë e Skrapar. Janë plotë 227 punonjës policie në të tri komisariatet në varësi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, të cilët ankohen se nuk janë paguar për punën e tyre jashtë orarit që prej gjashtë muajve.
Kështu, sipas burimeve të punonjësve të policisë, të cilët nuk pranojnë të identifikohen, puna e tyre për orët suplementare, shërbimet gjatë aktiviteteve sportive, kulturore dhe shërbimet e tjera jashtë orarit të punës nuk u janë paguar. Punonjësit e policisë pohojnë se janë paguar për këto shërbime për herë të fundit vetëm gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ndërsa më pas nuk i kanë marrë ato.
Punonjësit e policisë kanë ngritur zërin pranë komisariateve ku shërbejnë, por ky problem ende nuk ka gjetur zgjidhje, pasi fondi për këto pagesa duhet të lëvrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por, me gjithë zërin e ngritur në llogaritë e tyre rrjedhëse, ende nuk janë derdhur paratë për punën e bërë për plot gjashtë muaj. Të gjendur përballë kësaj situate, uniformat blu vazhdojnë të ngrenë zërin, duke kërkuar paratë për punën e papaguar.
Punonjësit e rendit shprehen se gjithçka varet nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga ku herë pas here fondet për punën suplementare zvarriten me muaj të tërë. Sipas punonjësve të policisë, janë me qindra orë të tilla, kur ata shërbejnë për aktivitetet sportive, kulturore, shërbimet gjatë vizitave të krerëve të qeverisë etj., të cilat ende nuk janë paguar dhe shuma llogaritet në disa milionë lekë në total.
Të njëjtin shqetësim ngritën para disa ditësh edhe punonjësit e Policisë së Fierit. Policët e rolit bazë dhe të mesëm në komisariatet e Fierit, Lushnjës dhe Ballshit nuk janë paguar për orët suplementare që nga muaji shkurt i këtij viti. Edhe ata sqaruan për gazetën se problemi qëndron te Ministria e Punëve të Brendshme, që nuk ka dërguar në kohë fondin për pagesën e orëve shtesë të punës.