"Shokët" i kthehen hotel "Dajtit"
Ata janë 17 personazhe. 17 turistë gjermanë, të cilët në kohë të ndryshme gjatë viteve të komunizmit kanë vizituar Shqipërinë. Kanë profesione të ndryshme. Dikush është sindikalist, të tjerë historianë, është edhe një psikologe e një arkitekt, ashtu siç është edhe një mjek, një përkthyese e një shkrimtare, një punonjëse shteti dhe një kumarxheshë, nuk mungon dhe një agjent i Vatikanit, por edhe një fotograf, ashtu si dhe të tjerë që thjesht kanë lënë gjurmë në Shqipëri. Kanë vetëm një të përbashkët. Të gjithë kanë qëndruar te hotel "Dajti". Janë kthyer edhe një herë. Virtualisht. Artisti gjerman, Roland Albrecht, i ka kthyer në mjediset e këtij hoteli në zemër të Tiranës, në formën e figurave prej kartoni. Ai ka menduar që gjatë kohës që ekspozita "Feedback 1989", (e cila do të çelet të enjten, më 29 tetor), do të qëndrojë e hapur, ku këta miq të hotelit do të kenë mundësinë të pushojnë sërish aty. Artisti gjerman i bën figurat të jetojnë jetën e tyre dhe kontekstin që i ka sjellë të vizitojnë Tiranën. E megjithatë ka zgjedhur një mënyrë të vetën për të përcjellë te publiku 17 vizitorët: duke ndërthurur historinë e tyre të vërtetë me elemente të trilluara, të cilat gjithsesi tingëllojnë reale. Vështirësia qëndron në të kuptuarin e kufirit ndërmjet karakterit të dokumentimit dhe atij të trillimit. Në Berlin, Albrecht drejton një muze krejtësisht të veçantë. Quhet Muzeu i Objekteve të Padëgjuara apo të Palejuara. Artisti mbledh objekte të ndryshme ku tregon historinë e tyre, ku takohet realja me fantazinë. "Koleksioni i muzeut tim shtohet gjithmonë me objekte e histori të reja. Pas pak do të ketë edhe një histori mbi Tiranën, kjo është e sigurt", thotë ai. Ekspozita "Feedback 1989", pjesë e së cilës është edhe artisti gjerman Roland Albrecht, organizohet në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Gjerman në Shqipëri, që këtë vit feston 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
Vini në Shqipëri me një projekt krejtësisht të veçantë. Keni kthyer disa personazhe në hotel "Dajti". Si lindi ideja për realizimin e këtij projekti?
Për ekspozitën "Feedback 1989", dëshiroja të bëja diçka që të kishte lidhje me historinë. Duke qenë qytetar i Gjermanisë Perëndimore, për ne në ato kohë ishte shumë e vështirë që të vizitonim Shqipërinë gjatë kohës së komunizmit dhe këtu lindi ideja për të zhvilluar këtë projekt. Ajo që kisha në mendje ishte të zhvilloja idenë se si kishte qenë e mundur që një qytetar gjerman të vizitonte Shqipërinë e asaj kohe, duke qëndruar në hotel "Dajti". Kështu që nisa edhe kërkimin mbi këta persona.
Duke qenë se ju është dashur të gjurmoni edhe një pjesë të këtyre personazheve, kur keni nisur ta zhvilloni projektin të cilin e keni titulluar "Hotel Dajti revisited"?
Ideja për zhvillimin e këtij projekti ka nisur rreth një vit më parë, por konkretizimi ndodhi në muajin qershor. Më duhet të them se fotografitë e përdorura janë të gjetura nga interneti. Ato nuk u përkasin personazheve reale. Ndërsa disa prej historive janë të vërteta. E tillë është, për shembull, historia e një mjeku, i cili kishte vizituar Shqipërinë dhe më ka treguar se në atë kohë në Shqipëri nuk ekzistonin shumë spitale, por edhe një pjesë e atyre që ishin do të mbylleshin, sepse thuhej se populli shqiptar ishte aq i shëndetshëm, saqë nuk kishte nevojë për to. Kjo më ka bërë shumë përshtypje dhe më ka ngacmuar. Megjithatë jo të gjitha historitë që përcjell këtu janë të vërteta, sepse duke eksploruar dhe duke kërkuar mbi historinë shqiptare, si dhe duke dëgjuar këto pjesëza historie të vërteta, kam trilluar dhe kam menduar vetë se si mund të ishte një tjetër personazh që ka vizituar Shqipërinë komuniste.
Si zhvillohen historitë që shoqërojnë figurat përkatëse?
Në përgjithësi punët e mia kanë të bëjnë me realitetin që përzihet me fantazinë. Në këtë rast, edhe këto histori dhe puna që unë paraqes është një përzierje mes realitetit dhe fantazisë, të cilat bashkohen, ashtu siç ndodh edhe me historinë e secilit prej këtyre personazheve, por mënyra se si janë treguar sjell diçka. Puna që paraqes është diçka mes artit viziv dhe letërsisë pasi veç figurave në letër, ato shoqërohen edhe me një katalog, ku përshkruhen historitë përkatëse. Ajo që më intereson është më shumë mundësia që diçka e tillë ka ndodhur apo nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Do të thotë që është e vështirë të gjesh një pikë ndarjeje mes trillit dhe së vërtetës?
Biografitë e këtyre "shokëve" shkojnë deri në vitin 1992, jo më pas, sepse kanë të bëjnë vetëm me periudhën e socializmit. Shumë prej miqve të mi artistë kur lexuan katalogun, nuk e besonin se disa prej tyre ishin të trilluara prej meje. Ata i besonin atyre sepse gjithçka u dukej reale, duke u bazuar edhe në informacionet që kishin mbi Shqipërinë. Me anë të kësaj përmbledhje biografike, ndihet një lloj vërtetësie. E tillë është historia e njërit prej personazheve, i cili pasi ka ardhur në Tiranë dhe ka qëndruar në hotel "Dajti" ka shkruar në Gjermani një libër mbi këtë hotel, ku ka treguar historinë dhe arkitekturën e tij.
Po ju, çfarë dinit në lidhje me Shqipërinë komuniste dhe a përkonin njohuritë tuaja me ato çka mësuat prej historive të personazheve që takuat më vonë?
Njohuritë që kam pasur mbi Shqipërinë kanë qenë fillimisht prej librit të Karl May, titulluar "Vendi i shqiptarëve". Por ai është një libër trillim dhe ka shumë pak të vërteta. Izolimi i Shqipërisë dihej ndërkohë, ndërsa na ndodhte të merrnim edhe ndonjë informacion të rastësishëm prej broshurave që vinin nga Shqipëria socialiste, ku ajo paraqitej si një vend i fortë, i pamposhtur, etj. Por shumë pak njerëz kanë qenë në atë kohë të interesuar për Shqipërinë dhe unë jam një prej tyre. Shqipëria shihej si një vend ekzotik që të shtynte kureshtjen. Ajo që mua nisi të më interesonte më shumë në të vërtetë ishte çfarë ndodhi me Shqipërinë pas kohës së komunizmit. Por nuk është se kam qenë i interesuar vetëm për zhvillimet në Shqipëri, por edhe për vendet e Europës Juglindore ku kam shëtitur më shpesh. Mendoj se Shqipëria është një vend ende për t‘u eksploruar.
Artistikisht çfarë e bën interesant vendin tonë?
Nuk e di ende. Mbetet për t‘u eksploruar sepse ka ende pak informacion. Nga ana artistike, ajo që e bën interesante dhe të zgjon kureshtjen, është fakti që për Shqipërinë dihet më pak se për vendet e tjera dhe kjo e vesh me një vello misteri vendin tuaj.
Në një kuptim, mungesa e informacionit do të thotë izolim. E shihni ende të tillë Shqipërinë?
Kur them e mbyllur nënkuptoj të mbyllur artistikisht. Nga kjo anë nuk ka shumë informacione dhe kontakte. Shumë kolegë të mi para se të nisesha filluan të më pyesnin, sepse ishin kureshtarë për çka ndodh këtu nga ana artistike.
Vendi i shqiptarëve shihet ende prej botës perëndimore si një vend ekzotik?
Po, për shumë nga vendet perëndimore është një vend ekzotik. Por ajo që kam vënë re unë, të paktën atje ku jetoj, është se Shqipërinë shpesh e lidhin me Kosovën dhe kjo krijon pak konfuzion në çka ndodh përreth. Ekziston një lloj paqartësie, sepse mungojnë detajet mbi këtë vend. Ajo që unë kam përjetuar në këto pak ditë që jam këtu, është se Tirana është një qytet shumë normal i një vendi që sigurisht ka përjetuar komunizmin, por që e ka lënë mbrapa atë dhe kjo ndihet.
Ekspozita "Feedback 1989" zhvillohet me rastin e "Tetorit gjerman" në Tiranë, që këtë vit feston 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Çfarë ka ndryshuar nga ajo kohë, jo vetëm në Gjermaninë Lindore, por edhe në vende të tjera ish-komuniste që ju keni vizituar?
Berlini ka ndryshuar totalisht. Nuk është më një ishull i izoluar, siç ishte më parë. Tashmë është një qytet normal dhe një nga më të rëndësishmit. Në shumë vende ish-komuniste unë kam parë ndryshimin, por edhe shkatërrimin pas periudhës komuniste, ashtu siç kam parë edhe varfërinë. Shikoj një ndryshim radikal, ekstrem, për të cilin nuk mund të thuash në është mirë apo keq. Thjesht po ndodhin ndryshime.
Në Berlin ju drejtoni një muze krejtësisht të veçantë. Mund të tregoni diçka më shumë rreth tij?
Është e vërtetë. Kam në Berlin një muze të vogël, por që është shumë interesant. Ai quhet Muzeu i Objekteve të Padëgjuara apo të Palejuara. Aty unë kam mbledhur objekte të ndryshme, ku tregoj historinë e tyre, histori që ndonjëherë janë reale e ndonjëherë fantazi. Koleksioni i muzeut tim shtohet gjithmonë me objekte e histori të reja. Pas pak do të ketë edhe Tirana vendin e saj aty, kjo është e sigurt. Ende nuk e kam vendosur se me çfarë do e përfaqësoj, por deri në fund do gjej diçka interesante.