E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzojnë me alkool dhe ilaçe, vdesin dy

Abuzimi me ilaçet dhe alkoolin, kanë çuar drejt vdekjes dy burra nga Korça. Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se ka mbërritur në gjendje të rëndë 70-vjeçari A.Hoxha nga fshati Menkulas i rrethit të Devollit, i cili për shkak të ilaçeve të shumta që kishte përdorur ndërroi jetë pak orë më pas. Policia lokale ka deklaruar se i moshuari ka vuajtur më parë nga sëmundje të zemrës, tensionit dhe depresioni mendor. Duke iu referuar dëshmive të familjarëve, policia shtoi se 70-vjeçari kishte pirë në sasi të madhe ilaçesh për kurimin e sëmundjeve dhe kjo ka rënduar gjendjen e tij. Ndërkohë që të njëjtat burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se po dje, një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pak orë pasi ka mbërritur në spital. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se shkak i vdekjes së 41-vjeçarit K.Trëndafili, ka qenë përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›