E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shoku me shau nga familja"

Pogradec- Nje grindje banale qe perfundoi ne perleshje me pasoje vrasjen per shkak te alkoolit te konsumuar. Ky ka qene versioni i servirur nga i dyshuari per vrasjen e shokut te tij dy dite me pare ne lagjen nr. 4 te Pogradecit. Bashkim Mucka ka rrefyer per dy ore pas daljes nga gjendja e rrezikut, skenen e ngjarjes tragjike. Gjate nje debati ne shtepine e tij, 52 vjecari dyshohet se ka qelluar me cekic dhe sende te tjera te forta Beqir Bashen, 56 vjec, me te cilin kishte punuar si oficer policie deri ne reforme, ndersa me pas kryenin profesionet e tregtarit dhe kambistit. Por ndryshe nga versioni qe ka dhene Mucka, duke ia hedhur fajin alkoolit, policia deklaroi se viktima dhe i dyshuari nuk kane qene te dehur, ndersa motivet e krimit jane ato banale. Grupi hetimor dyshon se shkak eshte bere xhelozia e 52 vjecarit, qe dyshonte tek nje tradhti e gruas.

Burime te policise vendore thane se pas marrjes se ndihmes mjekesore ne spitalin e Pogradecit, 52 vjecari Mucka ka pranuar te flase para hetuesve lidhur me ngjarjen e ndodhur ne shtepine e tij, ku viktime mbeti 56 vjecari Beqir Basha. Sipas babait te dy femijeve, shoku e kishte fyer rende ne shtepine e tij dhe pikerisht kete fakt nuk kishte duruar dot. "Nuk di se cfare bera, isha i pire ne momentet e krimit", ka thene 52 vjecari gjate rrefimit, duke mos pranuar te tregoje motivin e vertete. Burime nga grupi hetimor thane se Mucka eshte perpjekur qe gjithe fajin t'ia linte shokut te tij. "Pjesen me te madhe te dites e kam kaluar me Beqirin dhe kishim pire shume alkool dhe me pas kishin shkuar ne shtepi per te vazhduar pijen. Ai me shau dhe me fyeu ne nderin e familjes. Ne kete moment nuk mbaj mend asgje, pasi kujtoj qe u perleshem", ka thene Mucka.

Por keto pretendime hidhen poshte nga hetuesit. Nje burim ne policine e Pogradecit ka mbetur i befasuar kur ka degjuar deklarimet e 52 vjecarit. Ai eshte shprehur se Bashkim Mucka ka qene edhe oficer policie dhe nuk mund te beje deklarime te papergjegjshme. Nga testi i kryer, rezultoi se Mucka nuk kishte konsumuar alkool. Po keshtu, nga autopsia e kryer viktimes, nuk i dolen permbajtje alkooli ne gjak. Keto rezultate kane mjaftuar qe hetuesit t'i kerkojne motive te tjera per te zbardhur ngjarjen. Ne nje komunikate zyrtare, Drejtoria e Policise se Korces e ka klasifikuar krimin per motive te dobeta. Deshmitaret thane se Bashkimi hyri para dhe me pas personi tjeter qe ishte fytyre e panjohur per ta.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›