E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata Bamirëse Turke dërgon 443 000 € ndihma në Shkodër

Trajleri i parë është duke mbërritur në Gjadër, me destinacion Drejtorinë e Përgjithshme Të Rezervave Materiale të Shtetit, e cila ka marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave. Për t`ju gjendur pranë familjeve të përmbytura në Qarkun e Shkodrës, “Kimse Yok Mu” ka dërguar 3 vullnetarë mjekë dhe drejtorin e emergjencave, z. Atif Ulusoy. Mjekët turq kanë vizituar dhe mjekuar fëmijët në lagjen Bahçallëk.

Shoqata bamirëse “Kimse Yok Mu” është më e madhja në Turqi në llojin e saj. Ajo operon në 20 shtete te botës dhe është duke ndërtuar edhe një spital në Haiti. Shoqata bamirëse vazhdon sensibilizimin e 15 mijë anëtarëve të saj dhe shoqërisë turke për ndihma të mëtejshme, në ilaçe dhe materiale te nevojshme për gjendjen e përmbytjeve.

Kryetari i Qendrës Kulturore “Horizontet e Reja”, dr. Roland Zhuka, i ka kërkuar drejtorit te emergjencave të shoqatës bamirëse turke “Kimse Yok Mu”, z. Atif Ulusoy, që të vazhdojnë me mbledhjen e ndihmave edhe në muajt e ardhshëm. Z. Atif Ulusoy  premtoi se shoqata bamirëse “Kimse Yo Mu” tashmë ka hapur llogari bankare dhe vazhdon sensibilizimin e 15 mijë anëtarëve të saj dhe shoqërisë turke, për ndihma të mëtejshme në ilaçe dhe materiale te nevojshme për momentin dhe mbas tërheqjes së ujërave.

                                                                                             2010-12-13 10:06
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›