Shoqata “Dajti Alpino-Turistik” përgënjeshtron lajmet mbi bllokimin e fondeve për ngjitjen e Everestit
“Përgënjështrim
Z. Bumci ne mirkuptim e zbatim te porosise se Kryeministrit, Sh. T, Sali Berisha na ka finacuar 40 mijë US $. Kjo shumatore eshte shuma me e madhe qe na eshte dhene ndonjehere si Shoqate Dajti Alpino Turistik dhe per alpinizmin Shqiptar gjate 20 viteve te demokracise. Kjo shume u dha ne nje vit shume te veshtire finaciar ku vendi yne edhe i ndikuar nga kriza e pandërprerë ne Greqi, ne Itali dhe ne Evrope. Ne kete fillimviti vendi kaloi nje situate emergjence rreth nje muaj per hir te Dimrit te jashtezakonshem.
Shumatorja bujare e ne pergjigje te sipermarrjes tone “Everest 2012” eshte dhene per Shoqaten jo per individe, per Jubileun e 100 Vjetorit te Pavaresise, Shuma si Shoqate eshte diku nga 4 deri ne 20 here me e larte se sa shumat qe na jane dhene ne keto 10 vjet nga kjo Ministri per veprimtarite Kampi Baze e Kalapathar, 2003, Mali i Bardhe France 2008, Kilimanxharo Tanzani 2010, dhe Elbrusi ne Kaukaz 2011 etj. Shuma ne fjale nuk perfshin finacime te tjera nga ente te tjera qeveritare.
I jemi shume mirenjohes largpamësisë se Qeverise qe ben nje finacim te tille i cili do t’i shlyhet ekonomise shqiptare me ndikimin qe kane veprimtari te tilla ne zhvillimin e turizmit malor e te thellë malor.
Plot respekt,
Ibrahim Haçkaj,
Sekretar i Shoqates “Dajti Alpino-Turistik”, Tiranë”