E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Pasi i dështoi “politika e re”, Rama u lut mbrëmë për të hapur “një fletë të re të historisë”

11-05-2012 / Gazeta 55

Gjatë intervistës së vështirë tek Tv Klan, Edi Rama u përpoq të shumëzonte me zero të gjithë politikën e tij të tre viteve të fundit dhe s’kërkoi ndjesë për bllokimin 3-vjeçar të jetës politike, por thjesht u lut që të nisë një epokë e re politike, pa ia përmendur zullumet e së shkuarës

Hapje të “fletës së re të historisë”, e cilësoi dje Edi Rama “lëpirjen” më të fundit të tij ndaj Ilir Metës.
I ftuar në emisionin “Opinion” të TV Klan, kryesocialisti, i cili prej rreth katër vjetësh, nuk i ka kursyer shpifjet dhe zhargonet ndaj kreut të LSI-së, dje, rreth dhjetë ditë për “ngrënies së ngjalës së freskët”, në Gjirin e Lalzit nuk ia nxuri goja të thoshte një fjalë të keqe ndaj kundërshtarit politik.
Sjellja e djeshme e Edi Ramës dhe vetë pohimet e tij ndërsa linin shijen e lëpirjes së akuzave e zhargoneve të tij 4 vjeçare, zbuloi edhe çudinë e radhës në politik bërjen e Edi Ramës. Ndërsa në shtatë vjet Edi Rama, ka hapur (aq sa nuk e mban mend vetë) “fletë të reja të historisë”, më të fundit nuk kishte si të mos e hapte edhe dje.
Dhe kjo “fletë e re e historisë”, mbrëmë e hapur sërish nga Edi Rama, kishte të bënte me harresën e tij ndaj të thënave e të pathënave ndaj kundërshtarit të LSI-së, por që nuk pranonte të shpjegohej për ato që ka thënë në katër vitet e fundit, duke mos e fshehur irritimin e tij dje, për ato që kishte thënë ndaj atij, që dhjetë ditë më parë e detyroi “të hajë ngjalën e freskët” te Gjiri i Lalzit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›