E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Calik Holding 150 mijë euro ndihma

TIRANE- Një shumë prej 150 eurosh është vënë në dispozicion për banorët e zonave të përmbytura edhe nga 3 kompanitë e grupit Calik Holding, Eagle Mobile, Albtelekom dhe BKT. Nisur nga situata e krijuar në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Shëngjinit, këto kompani kontribuan me 120 mijë euro në të holla, që do të kalojnë në numrin e llogarisë për të prekurit dhe me 30 mijë euro vlerë në ushqime.Presidenti i çalik Holding për Ballkanin dhe Europën Lindore, z. Orhan çoskun në një deklaratë ka thënë se çalik Holding "nuk mund të qëndrojë duarkryq në situata të tilla kur njerëzit kanë përjetuar një fatkeqësi natyrore”. “Ne jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale. Këto janë rastet dhe kjo është koha që ne duhet të qëndrojmë më pranë njëri tjetrit. Dua të theksoj se qëndrimi ynë aktiv në të tilla raste është pjesë themelore e principeve tona të çalik Group. Ne jemi pranë këtyre familjeve, dhe shpresojmë e urojmë që gjendja e rënduar e përmbytjeve të marrë fund sa më parë”.Eagle Mobile dhe Albtelekom, të cilat kanë shtrirje në zonat e prekura, bëjnë me dije se ofrojnë normalisht të gjitha shërbimet e tyre përkatëse. Kompanitë vënë në dukje se shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen me kujdesin maksimal, në mënyrë që të ndihmojnë në komunikimin e banorëve të zonës, zyrtarëve dhe institucioneve ndihmëse që kontribuojnë për zgjidhjen e situatës së rënduar.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›