Zgjedhjet, Rama informon Glover për ankesat
Autori i Lajmit: Suela Topi
Takimi
Ambasadorja e ODIHR në Tiranë, Odri Glover ka zhvilluar dje paradite një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi i zhvilluar në selinë rozë ka zgjatur për rreth 90 minuta. Të pranishëm në të kanë qenë ambasadorja Glover, kryesocialisti Rama dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Arta Dade. Sipas burimeve nga selia rozë, gjatë këtij takimi i cili zhvillohet në një kohë kur PS përditë e më shumë po konteston zgjedhjet në zona të ndryshme të vendit, Rama e ka informuar Glover pikërisht për gjithë këtë proces si dhe mënyrën se si ajo po këmbëngul për të kërkuar leximin e drejtë të votës së shqiptarëve. Ambasadorja e ODHIR nga ana e saj ka siguruar se misioni ndërkombëtar do të vazhdojë të qëndrojë në vendin tonë dhe do të vëzhgojë me vëmendje gjithë procesin deri në mbylljen e plotë të tij. Partia Socialiste ka kushtëzuar njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit me mandatin e nëntë në Fier. PS-ja pretendon se nga mosnumërimi i këtyre kutive i është mohuar mandati i 9-të i deputetit, të cilin e ka humbur për 34 vota. Çështja e rinumërimit të kutive ka qenë temë e nxehtë debati gjatë këtyre ditëve në KQZ. Ky komision miratoi tabelat përmbledhëse të 9 kutive të Fierit duke mos pranuar rinumërimin e tyre, nëse PS nuk do ankimonte dhe më pas ky institucion do të merrte në shqyrtim këtë ankimim. PS-ja i ka bërë thirrje KQZ-së që të mos marrë vendime të njëanshme në favor të PD-së. Thirrje për proces me standarde ka bërë dhe Presidenti Bamir Topi. KQZ-ja ka certifikuar me unanimitet rezultatet përfundimtare për shpërndarjen e mandateve në qarqet Kukës, Korçë, Gjirokastër e Dibër. OSBE- ODIHR po mbledh prova e fakte për raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit, i cili do të publikohet pas disa ditësh. Në publikimin e raportit paraprak, një ditë pas zgjedhjeve, ambasadorja Glover, së bashku me përfaqësuesit zyrtar të OSBE-së, KE dhe NATO-s deklaruan në një konferencë për shtyp se standardet nuk ishin plotësuar. Glover theksoi disa herë se ndërkombëtarët do të monitoronin dhe procesin e numërimit, si pjesë e procesit zgjedhor për të dhënë një konkluzion të saktë mbi standardet e këtyre zgjedhjeve. Duket se pikërisht kjo fazë e procesit do të ulë edhe më tej pikët e Shqipërisë lidhur me standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Vonesat në këtë proces dhe kontestimet e shumta të partive politike mund të jenë një arsye më tepër që Shqipëria të vlerësohet negativisht.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009