E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e zgjedhjeve, 95 milion lekë shpërblime

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shpërblimi për zgjedhjet

Policët që morën pjesë në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në zgjedhjet e 28 Qershorit do të shpërblehen me 200 mijë lekë secili. Një fond prej 95 milion lekësh është gati për tu lëvruar, i parashikuar si shpërblim për orarin e gjatë në punë. Ndërsa rreth 400 policë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës që kanë shërbyer në rrethe ditën e zgjedhjeve parlamentare do të marrin 400 mijë lek shërbimin. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Policisë së Shtetit sipas të cilave mësohet se list-pagesa tashmë është gati dhe pritet vetëm firmosja e saj dhe derdhja e parave në llogaritë e rrogave të efektivëve.
Policët në zgjedhje
Policia, ka qenë i vetmi operator në zgjedhje që jo vetëm ka plotësuar të gjithë standardet, por ka marrë vlerësimet më të larta nga ndërkombëtarët. Efektivat që shërbyen në zgjedhjet e 28 qershorit nuk kanë përfituar nga këto zgjedhje vetëm vlerësimet në letër por dhe një shpërblim. Shërbimi me orë shtesë dhe gatishmëria që ka treguar policia gjatë zgjedhjeve parlamentare do të shpërblehet me vlerë monetare. Dhe jo pak por afro gjysmë rroge shpërblim. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se është parashikuar një fond për shpërblime, i cili tashmë është gati dhe pritet vetëm lëvrimi i tij. Punonjësit e policisë që morën pjesë jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve pranë qendrave të votimit por dhe gjatë transportimit të kutive të votimit i janë nënshtruar paraprakisht një trajnimi. Eprorët e tyre dhe përfaqësues nga organizma ndërkombëtarë kanë dhënë udhëzimet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e policisë në këtë proces. Në përfundim të trajnimit të gjithë efektivët e trajnuar janë pajisur me një libër xhepi, ku ishin të cilësuara me pika rrethanat në të cilat policia mund ti afrohej qendrës së votimit.
Shpërblimi
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vlerësimeve të marra nga ndërkombëtarët për rolin e policisë në këtë proces drejtues të saj kanë parashikuar një shpërblim. Vlera monetare e shpërblimit në total arrin vlerën e 95 milion lekëve dhe sipas llogaritjeve del se çdo punonjësi që shërbeu në këtë proces i takon të shpërblehet me 200 mijë lekë. Burimet bëjnë të ditur se paratë do të kalojnë në llogarinë bankare ku hidhet dhe paga për të gjithë policët që ishin në shërbim ditën e zgjedhjeve.

Shpërblimi
95 milionë lekë vlera totale e fondit
200 mijë lekë shpërblimi i policëve në rrethë
400 mijë lekë i policëve që kanë Tirana në rrethe

Prençi falënderon vartësit

Vetëm një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka përgëzuar vartësit e tij për korrektësinë gjatë shërbimit në procesin zgjedhor. Vlerësimi i Prençit erdhi fill pas vlerësimit të OSBE/ODHIR për punën e efektivëve të policisë në zgjedhjet e 28 qershorit. Madje organizmat ndërkombëtar që kanë vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri në relacionet e tyre jo vetëm kanë vlerësuar punën e policisë por kanë cilësuar këtë pjesë si e vetja pikë ku Shqipëria përmbush
i standardet.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›