Xhafaj: Ristani peng i Sali Berishës
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste sulmon ashpër kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin, Fatmir Xhafaj nuk kurseu as paralajmërimin për kreun e KQZ-së, ndërsa theksoi rolin e rëndësishëm të KQZ-së në procesin zgjedhor në tërësi por veçanërisht dhe në fazën përmbyllëse të tij. Ai madje ka shtuar se Ristani është vënë në shërbim të Berishës për shkak të gabimeve në të kaluarën e tij. “Nuk është faji i Partisë Socialiste që në jetën e tij Arben Ristani ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe është duke e vjellë atë lugë çorbë. Nuk është faji i PS-së që Ristani ka shumë probleme për të cilat mbahet peng nga Sali Berisha dhe për të cilat është duke u keqpërdorur politikisht gjatë këtij procesi zgjedhor. Ndaj i kërkoj publikisht që të respektoj ligjin, të jetë shumë i kujdesshëm me marrëdhëniet me PS-në dhe përfaqësuesit e saj ligjor, një marrëdhënie e cila duhet të ndërtohet tërësisht në bazë të ligjit. Nuk e konsiderojmë normale që të merremi me jetën e individëve të caktuar me biografinë e individëve të caktuar por detyrohem që një gjë të tillë ta bëj me Arben Ristanin nëse do të vazhdojnë kështu”- theksoi Xhafaj. Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, njëherësh një prej njerëzve që punuan për kodin e ri zgjedhor pohoi se ligji zgjedhor nuk i përjashton defektet lidhur me përbërjen e KQZ-së. “Ky është një komision ku ka diktuar haptazi shumica politike vendimmarrëse dhe arbitrariteti dhe paaftësia e administrimit të këtij procesi nga kjo shumicë dhe kryetari i saj, zoti Ristani. Mund të ketë defekte të ligjit, por kjo nuk është më shumë rrjedhojë e defekteve të ligjit të Kodit Zgjedhor, por është rrjedhojë e faktit të qasjes negativiste që kjo mazhorancë ka ndaj procesit zgjedhor. Pra, përpjekjes për të pasur një mundësi kontrolli arbitrarë të dhunshëm jo ligjorë”- tha ndër të tjera Fatmir Xhafaj.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2009