Shoqata e Konsumatorëve “Mënyrat e OSSH- ës për të vjedhur qytetarët”
Autori i Lajmit: Anilejda Shëmbitraku
“Rritja me 13% e çmimit të energjisë kërkon njohje dhe zbatim ligji, respekt ndaj konsumatorëve”, kështu ka deklaruar për gazetën “Ballkan” Islam Cani, Kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve të Shqipërisë. Sipas tij ka një të vërtetë: “Nëse nuk do të kishte konsum nuk do të kishte tregti- biznes, kjo lidhje e pandarë pra ofertë- kërkesë, natyrisht që ka edhe të kundërtat e saj prandaj ka ligje ka kontrata, të cilat duhen zbatuar. Kjo e bën konsumatorin dhe biznesin të punojnë dhe të sigurojnë demokracinë e tregut. Me këtë duhet të themi se ofruesi ka detyrime të siguroje produkte dhe shërbime, ndërsa konsumatori duhet të jetë i rregullt duke paguar produktin dhe shërbimin në bazë të çmimit të shpallur dhe të miratuar nga të dy palët”. Sipas SHKSH- ës Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), ka premtuar dhe ka firmosur një kontratë me konsumatorin sipas së cilës do t`ju sigurojë produkt dhe shërbim cilësor, kur themi cilësor duhet që të nënkuptojmë edhe sigurinë. Në fakt këto pika kontraktuale janë shkelur, por kush i mbron konsumatorët nga biznesi i pandershëm? I pari është shteti, organet e tij të caktuara për këtë qëllim siç është Enti Rregullator i Energjisë (ERE), ky institucion duhet të ruaj zbatimin e ligjit, konkurrencën e drejtë, të ndershme në tregun e energjisë elektrike. “Natyrshëm që ka edhe institucione dhe organe shtetërore si Ministria e Energjetikës, apo jo shtetërore siç është Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, e cila ankesat e qytetarëve i zgjidh nëpërmjet tre rrugëve kryesore si: Kontakti me vete biznesin për të korrigjuar shkeljet. Kontakti me organet shtetërorë si METE me Komisionin e ngritur për këtë qëllim. SHKSH ka të gjitha të drejtat që t`i drejtohet organeve gjyqësore”, ka theksuar kryetari i SHKSH- ës. Sipas zotit Cani konsumatori mund të zgjidhë probleme shqetësuese më shpejt, por kjo ndodh vetëm atëherë kur organet dhe sektorët e mësipërm i dëgjojnë zërin, kur ata e mbështesin, ashtu siç ndodh në Evropë dhe në botë. Ai thekson se sa më e dobët të jetë shoqëria civile aq më pak është i informuar shteti. “Kuptohet se ku ka informacion të pakët ka edhe punë të dobët, prandaj është e domosdoshme lidhja dhe bashkëpunimi me SHKSH- në si pjesë e shoqërisë civile. Sipas Canit ankesat e shumta nuk janë vetëm mos leximi i matësve, por në muajin dhjetor konsumatorëve ju është vënë sasia e kilovatëve të konsumuar me rritje çmimi ose afrofe. Për Shembull: “Në rrugën “Jordan Misja” kontrata e konsumatorit nr. D108683, nr. i serisë 10376450, ku leximi i muajit të mëparshëm apo dhe leximi i dytë ekzistojnë në zero. I është vendosur faturimi afrofe me 17352 lekë të reja. Një qytetar tjetër banues në rrugën “Bajram Curri ankohet se i kanë bërë faturimin për 43 ditë e jo për 30 ditë, kjo me qëllim që të kalohen 300 kilovatë dhe të paguhet me çmimin e rritur. A nuk është kjo një vjedhje e hapur e kompanisë”, ka treguar Kryetari i SHKSH- ës.
Çmimi
Nuk është bërë asnjë investim
Qytetarët ankohen pranë SHKSH- ës se OSSH e rriti çmimin dhe pretendon se ka bërë dhe po bën investime, por realisht s`ka bërë asgjë as në përmirësimin e linjave, as në shtrimin e rrjetit të plotë të 20 kilovoltëshit etj. Shoqata e Konsumatorit, ka kërkuar vazhdimisht dhe me këmbëngulje se pa u rregulluar këto mangësi nuk duhej që të rritej çmimi. “ERE-ja dhe organet shtetërore përkatëse duhet të jenë më aktive në mbrojtjen e konsumatoreve. Enti Rregullator i Energjisë miratoi në fund të dhjetorit rritjen në 13% të energjisë elektrike, kjo rritje ishte më e ulet se ajo e kërkuar nga kompania CEZ që është edhe pronari i OSSH. Vendimi i marrë nga bordi i komisioneve të ERE parashikonte gjithashtu, që të mos hiqej fasha prej 300 kilovat /orë e konsumit sipas tarifave të reja të miratuara. Duke filluar nga 1.1.2010 të gjithë qytetarët që konsumojnë energji nën 300 kilovat/orë duhet të paguajnë 7.7 lekë kë/orë nga 7 lekë që ka qenë paguar deri më tani. Ndërsa nëse shpenzon mbi 300 kë/h atëherë çmimi rritet nga 12 lekë që ishte para kësaj periudhe dhe shkon në 13.5 lekë. Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike përballen edhe bizneset me përjashtim të furrave të bukës dhe ato të miellit. Pjesa më e madhe e bizneseve te vogla dhe të mesme furnizohen nga linjat e tensionit të ulët. Për këtë subjektet që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe industrisë çmimi i energjisë ju rritet nga 10. lekë në 10.5 lekë kë/h. Për tregtinë dhe shërbimet tarifa rritet nga 10- 12.2 lekë për kë/h, ndërsa për sektorët e tjerë do të ketë një rritje nga 10-12 lekë për kë/h. Për furrat e bukës dhe prodhimet e miellit çmimet ulen nga 8 lekë në 7.6 lekë kë/h me qëllim kjo që të shmanget rritja e çmimit të bukës. Ndërsa për institucionet buxhetore çmimi i energjisë do të rritet nga 12- 14 lekë kë/h”, kështu ka deklaruar Kryetari i SHKSH- ës për gazetën “Ballkan”
Ankesat
Qytetarët vidhen nga faturistët
1- Vendosja e çmimeve afrofe megjithëse qytetarët kanë matsa.
2- Mos leximi i kontraktorve si shkaktari thelbësor për konflikte, mashtrime dhe korrupsion. Punonjësit e OSSH-së, nuk janë të aftë të bëjnë vjeljen e pagesave të energjisë dhe për pasojë kjo bën që të faturohen mbi sasinë e konsumuar ato qytetarë që janë korrektë në kryerjen e pagesave.
3- Ndërprerjet e shumta me 1-3 orë të energjisë elektrike. Ndërsa Ministri thotë se këto ndërprerje 1-3 orë nuk janë të rëndësishme.
4- Të gjitha rrethet me përjashtim të Tiranës kanë tensionin e ulët, sipas tyre jo vetëm pajisjet elektronike, por edhe televizion e radio nuk funksionojnë sepse linja është e pafuqishme.
5- Ka tre muaj që ndërpritet energjia elektrike duke mos e njoftuar qytetarin në zona të ndryshme 1-3 orë.
6- Në disa raste OSSH- ja njofton për ndërprerje kur ato kalojnë mbi 5-6 orë, por edhe në këto raste ka aritmi, sepse nuk tregojnë gjithmonë saktësisht orarin.
7- Ankesa të shumta janë për tensionin e ulët të energjisë dhe për pasojë sjellin dëmtime dhe djegie të pajisjeve elektro- shtëpiake. Kur shkon për ankesë në zyrat rajonale të OSSH-së, nuk gjendet punonjësi, tekniku që mbulon zonën, për zgjidhjen e problemit të qytetarit. Në 75% e rrethinave të qytetit dhe në fshat transmetimi i energjisë elektrike nëpërmjet linjave nuk është 20 kilo volt, sipas deklaratave të konsumatorëve.
a- Në Kombinat, përfaqësuesi i SHKSH- ës nuk gjen pritje për ankesë, në rrugën e Kavajës, krahu ballë përballë me ambasadat ku çdo ditë fiken dritat, rrugën e “21 Dhjetorit”, “Mine Peza”, rruga “Sulejman Pasha”, në Sauk, Kamëz, Paskuqan, Babrru etj
b- Ndërsa në Priskë përfaqësuesi i SHKSH- ës njofton se: “Ka më shumë se tre javë që nuk marrim energji fare, ndërsa pagesa vazhdon e rregullt. Disa konsumatorë në këtë zonë ankohen për heqjen e transformatorit.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010