Bello: Socialistët do të jenë në Kuvend brenda pak ditësh
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Socialist Marko Bello pohon se grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, do të jetë së shpejti në Kuvend. Ligjvënësi socialist i njohur si pjesë e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në selinë rozë shprehet i bindur për këtë fakt edhe pse deputetë pranë kryetarit e mohojnë atë. Ai pohon se kjo datë do të shënojë një tjetër triumf të Kushtetutës, për të cilin u desh në mënyrë permanente ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe nisja e negociatave mes palëve në prani të Presidentit të Republikës për zgjidhjen e këtij ngërçi politik dhe kthimin në normalitet të jetës parlamentare. Lidhur me një skenar të mundshëm, sipas së cilit deputetët e Grupit Parlamentar socialist pas hyrjes në Kuvend do të dalin sërish për të vijuar me bojkotin Bello pohon se çdo skenar i tillë është pa vizion. “Çdo skenar tjetër është politikë pa vizion dhe dritëshkurtër. Kemi betejat e zgjedhjeve lokale përpara dhe po nuk u fut PS në këto zgjedhje, kjo do të shënojë fundin e partisë. Është një grup deputetësh që duan ta mbajnë Partinë jashtë sistemit”, - tha ai. Deputeti i PS-së nuk ka kursyer as kritikat për kryetarin e tij të cilin e ka krahasuar me ish-homologun rumun. Ai kujton se artikulimi i tezës "përtej së majtës dhe së djathtës" nga ish-kryetari i Partisë Socialiste Demokrate në Rumani, Mirça Geoana, si dhe përqendrimi i pushtetit vetëm në duart e një individi, shënuan fundin e një eksperimenti dhe projektimin e një lideri të ri në radhët e Partisë më të madhe të krahut të majtë në Rumani, që e akuzoi Geoanën, për shndërrimin e partisë në një SHPK. Sipas tij lider të tillë nuk arrijnë të projektojnë funksionalitetin e koalicioneve dhe mbi të gjitha i çuan partitë drejt humbjes, si pasojë e mungesës së një programi konkret, përballë argumenteve dhe tezave të kundërshtarëve të tyre. “Të dyja partitë nuk patën programe, as nuk funksionuan koalicionet. Ra teza përtej së majtës dhe së djathtës dhe e përqendruan pushtetin në duart e tyre”, - tha ai. Për zotin Bello eksperimenti Geoana nuk mundi të gjejë terren edhe në radhët e socialistëve të Ramës. Kjo sipas tij, bazohet në modelin e rreshtimit të mbështetësve të kryetarit në favor të viktimës si dhe mos respektimi i statutit nga vetë zoti Rama pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010