Berisha: Pyetësori përfundon në fund të marsit
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se pyetësori i Komisionit Evropian do të jetë gati në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill. Deklarata e tij u bë në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas Berishës ritmet e punës me pyetësorin, janë ritme intensive. “Në Komitetin Ndërministror të Integrimit, javën që kaloi, ne shqyrtuam, një nga një, 7 kapituj, të cilët kishin të bënin me transportin, financat, bankën, doganat, peshkimin, pra, ishin të fushave të ndryshme. Ajo çka spikati në analizën e këtyre 7 kapitujve ishte serioziteti i madh, me të cilin institucionet shtetërore të vendit kishin trajtuar problemet e shtruara në këta kapituj, të cilat përbënin 1/5 e pyetësorit. Ditën e shqyrtimit të këtyre 7 kapitujve kanë qenë të gatshëm për shqyrtim kanë qenë të gatshëm për shqyrtim edhe 10 të tjerë, të cilët do të merren këtë javë”, - tha ai. Sipas Berishës javë pas jave, do të analizohen kapitujt, deri sa të arrijmë në përgjigjen e 2283 pyetjeve, të ndara këto në 35 kapituj. “Shpresojmë që puna të ecë shumë mirë dhe ne ta finalizojmë këtë proces, më të rëndësishmin në historinë e marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian dhe tia dorëzojmë Komisionit Evropian në një afat 15 deri në 20 javë, pas dorëzimit të tij autoriteteve shqiptare nga Komisioni. Kjo përbën edhe punën më voluminoze. Dua tju informoj se jo 410 sa ishin në fillim, por janë mbi 1000 specialistë të të gjitha fushave të angazhuar në këtë proces, sikundër janë edhe 27 ekspertë të huaj të vendeve mike që asistojnë grupet tona të punës, në përgjigjet e duhura”, - tha ai. Po dje Berisha ka diskutuar dhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai pohoi se gjatë këtyre 2-3 javëve ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë në vijim, një numër shumë të madh ekspertësh të vendeve anëtare të BE-së dhe të Komisionit Evropian, që po kontrollojnë në vend, po testojnë të gjitha praktikat, kriteret, kërkesat e udhërrëfyesit për heqjen e vizave. “Ajo çka vihet re, është një punë shumë serioze në plotësimin dhe zbatimin e këtyre kërkesave. Shqipëria që lëshoi pasaportën e parë biometrike në maj të vitit të kaluar sot ka të lëshuara mbi gjysmë milioni pasaporta të standardit më të mirë në botë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010