E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e grave biznesmene firmos bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë

Dhoma e Tregtisë së Tiranës dhe shoqata e grave biznesmenë kanë firmosur të martën një memorandum bashkëpunimi mes tyre. Kryetari Nikolin Jaka, në fjalën e tij ka premtuar fuqizimin e rolit të gruas në biznes. Dhoma e Tregtisë së Tiranës ka gati një program të detajuar i cili konsiston në rritjen e vendimmarrjes nga gratë, do të rrisim prezencën e tyre në aktivitetet tona jashtë, u shpreh Jaka. Bashkëpunimi është mbështetur dhe nga ministria e Punës.

Zëvendësministrja Filloreta Kodra e ka vlerësuar memorandumin si mundësi punësimi për gratë. Në fjalën e saj, zonja Kodra u shpreh se vlerësimi dhe krijimi i shanseve të barabarta në fushat e sipërmarrjes dhe të drejtimit të bizneseve nga gratë, do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e punës së ministrisë për të bërë të mundur arritjen e barazisë gjinore në të gjitha drejtimet. Në të gjithë vendin numërohen mbi rreth 30 mijë biznese të vogla që drejtohen prej grave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›