E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e pronareve mirepret metodologjine e re

Shoqata e pronarëve deklaron se kishte ardhur koha e krijimit të një metodike reale për vlerësimin e pronave që kompensohen. Agim Toro, sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thekson  se vlera e pronës ashtu si e çdo produkti tjetër është e ndryshueshme në varësi të vendit, kohës dhe kushteve të tjera të tregut.

Megjithatë,  ende pa filluar aplikimi  metodologjisë së re, pronarët kërkojnë të bëhen pjesë e procesit dhe si të tilllë të njihen me databazën e çmimeve te reja referuese. 

Ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave kaluan në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtyre ndryshimeve, çmimet e pronave që do të kompensohen do të jenë në vlera reale. Nisur nga praktikat e deritanishme të kompensimit, vlera e disa objekteve ka qenë më e lartë se realja dhe vlera e disa të tjerave më e ulët.

Sipas ndryshimeve të tjera , shtyhet afati i veprimtarisë së Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të pronave deri në vitin 2014. Ndërsa, nuk do të pranohen më kërkesa të tjera. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›