Parashikime ne renie te ekonomise greke

Numri një i bankës qëndrore George Provopulos ka afirmuar se vendi duhet të mbaj angazhimet e reformave dhe të shëndoshjes së llogarive publike të akorduara me eurozonën dhe FMN me qëllim rikthimin e rritjes ekonomike. Nëse në vijim të zgjedhjeve lindin dyshime mbi vullnetin e qeverisë së re dhe të shoqërisë për realizimin e programit, perspektivat aktuale të favorshme do të përmbysen. Guvernatori i bankës, Provopulos ka thënë se qëndrueshmëria e Greqisë në Eurozonë do të vihej në diskutim nëse vendi nuk është në gjendje të respektojë impenjimet e ndërmarra, kryesisht pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 majit.
Provopulos ka theksuar rëndësinë e nisjes së privatizimeve për të përmirësuar klimën e investimeve, një përdorim më të mirë të fondeve strukturore komunitare si dhe një aktivizim emergjent të programit energjitik. Ndërkohë që ka shtuar edhe nevojën e një sistemi të ri fiskal për nxitje të zhvillimit ekonomik.