E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e taksistëve protestë para Bashkisë për licencat



Shoqata e Taksive 1+4 “Tirana” ka protestuar, dje, para Bashkisw së Tiranës dhe Ministrisë së Transporteve kundër hartimit të projektligjit të ri që po harton Ministria e Transporteve për liberalizimin e shërbimit taksi dhe heqjen përfundimtare të licencave. Ata kërkojnë moskryerjen e këtij projektligji, i cili do të ishte një shkelje e të drejtave të tyre, si biznes, pasi do të sjellë krijimin e konkurrencës s pandershme në shërbimin taksi. Anëtarët e kësaj shoqate kanë hartuar një relacion që është dërguar në këtë Ministri në shenjë proteste kundër udhëzimit dhe duke e argumentuar se përse nuk duhet të bëhet liberalizimi përfundimtar i licencave të taksive. Kështu, taksistët ndihen të terrorizuar nga kjo nismë e ministrisë, pasi konkurrenca e pandershme pritet që të lindë me dëshirën e shtetit. Kryetari i Shoqatës së Taksistëve, Gëzim Bardhi, shprehet se kjo nismë është e padrejtë dhe mbi ta do të rëndojë papunësia dhe konkurrenca e pandershme e cila këtë herë po shtyhet nga shteti. Sipas anëtarëve të shoqatës, në çdo qytetar do të bënte një punë të dytë si taksist. Madje çdo oborr shtëpi do të ishte e mbushur me taksi. Ndërsa vendet e taksive në kryeqytet do të përfshiheshin në një kaos të vërtetë. Në këtë mënyrë bëhet zhvlerësimi i licencës së taksive në të gjithë taksistët që e kanë biznes dhe punë të tyren këtë shërbim ndaj qytetarëve.

Kanceri gjirit, statistikat tregojnë më pak raste se një vit më parë

Specialistë e Ministrisë së Shëndetësisë japin të dhëna se përhapja e kancerit të gjirit rezulton se është më pak se një vit më parë. Kjo vjen për shkak të ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për kryerjen e vizitave të shpeshta te mjeku. Rreth 10 mijë ekzaminime falas janë realizuar deri tani në katër aparaturat e mamografisë, që janë instaluar vitin e kaluar në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Nga ekzaminimet e kryera, rezulton se për një kohë relativisht të shkurtër janë evidentuar rreth 260 raste pozitive me kancer, një numër që konsiderohet i lartë. Por duke marr parasysh të dhënat që ka nga vitit ië kaluar kjo shifër ka ardhur në ulje. Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardhi Spahia, u bën thirrje grave që të tregohen më bashkëpunuese me mjekët, pasi përmes projektit u jepet mundësia që të ekzaminohen në kohë.

Bashkia, projekti urbanistik nuk prek Kompleksin e Pishinave dhe klubin “Dinamo”

Bashkia e Tiranës sqaroi se nuk ka aprovuar asnjë lloj projekti për zhvillim urbanistik në zonën pranë Kompleksit të Pishinave dhe klubit “Dinamo”. Projekti për Liqenin Artificial nuk prek këtë zonë të kryeqytetit. Duke konsideruar rëndësinë strategjike të kësaj zone për të ardhmen e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës e ka përcaktuar atë si zonë prioritare dhe ka kërkuar nga investitorët e interesuar zhvillimin e një konkursi ndërkombëtar.
Nënkryetari i Bashkisë s Tiranës, Eduard Shalsi, sqaroi se ideja fituese, e cila nuk është plan përfundimtar dhe projekt për zbatim, por vetëm një koncept fillestar zhvillimi. Kjo ide është vlerësuar nga juria e konkursit si një ide që garanton një zhvillim të qëndrueshëm e harmonik mes sipërfaqes së zënë me ndërtim, sipërfaqes së gjelbër dhe pasqyrës ujore të liqenit.

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›