E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston autorin e vrasjes në Paskuqan



Skuadra e seksioni Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit arrestoi dje të dyshuarin si autor të vrasjes së 27-vjecarit, Ervis Capo në qytetin e Paskuqanit. Sipas policisë autori i vrasjes së ndodhur dy javë më parë është Shukri Damzi, 28 vjeç, banues në Kamëz. Pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë në qendër të Paskuqanit, ku pas një konflikti për motive të dobëta gjeti vdekjen e Ervis Çapos, 27 vjeç, seksioni Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit arriti të identifikojnë dhe të kapi autorin e dyshuar të kësaj vrasje, Shukri Damzin, 28 vjeç, banues në Kamëz. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Pas një grindjeje të çastit djaloshi nga Kamza ka goditur me sende të forta viktimën Ervis Çapo. Dëshmitarët okularë në vendngjarje, janë munduar të ndihmojnë viktimën duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore, dhe dërguar atë në Spitalin Ushtarak Tiranë; por si pasojë e goditjeve të marra, në pjesën e kokës, 27-vjeçari, nuk mundi të jetonte duke gjetur vdekjen në spital edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Shukri Damzi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria mbyll hetimet për “policin”

Prokuroria e Tiranës u ka dhënë fund dje hetimeve ndaj një 23- vjeçari, i cili dyshohet se vidhte banorë të Tiranës duke u prezantuar si punonjës i policisë. Burime nga prokuroria pohuan sot se bëhet fjalë për çështjen penale në ngarkim të shtetasit Kudusi Oka, 23-vjeç, banues në Tiranë, e cila pas disa ditësh do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Sipas këtyre burimeve, 23-vjeçari Oka akuzohet se duke u hequr si punonjës policie, ndalonte për kontroll qytetarë të ndryshëm në periferi të Tiranës duke iu marrë atyre sende personale si, portofola dhe telefonat celularë, me pretendimin për të kryer verifikime.
Shtetasi i lartpërmendur u arrestua para dy muajsh pas denoncimit të bërë nga një banor i Tiranës që pretendonte se ishte vjedhur nga 23-vjeçari.

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›