E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mjaft” monitoron Këshillat Bashkiak në 12 bashkitë më të mëdha të vendit



Organizata “Mjaft” kryen monitorinë në 12 bashkitë më të mëdha të vendit për mënyrën e vendimarrjes dhe pjesmarrjen e anëtarëve të Këshillave Bashkiak. Nga rezultate e para del se pjesmarrja e anëtarëve të këshillave në vendimmarrje është tepër e ulët dhe kjo vlen edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Raporti “Unë votoj” për Këshillin Bashkiak të Tiranës është publikimi i parë i skuadrës “Unë votoj” për monitorimin e Këshillave Bashkiak ne 12 bashkitë më të mëdha të vendit. Ky raport përqendrohet në disa kategori, siç janë qasja e premtimeve elektorale të dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste me vendimet e marra në Këshillin Bashkiak të Tiranës, prezenca e anëtareve të këtij Këshilli, shtjellimi dhe analizimi i vendimeve të marra në këshill dhe një sërë sugjerimesh për përmirësimin e punës së Këshillit Bashkiak. Nga monitorimi vihet re një nivel i ulët i qasjes së premtimeve elektorale me vendimet e marra, kështu Partia Demokratike ka qasur 21.8% të premtimeve elektorale, ndërsa Partia Socialiste, e cila drejton dhe Bashkinë e Tiranës, ka qasur 25.7% të nismave të ndërmarra në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nga monitorimi është vënë re mungesa e prezencës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak është kthyer në një fenomen të zakonshëm, kështu ka patur disa raste në të cilat kanë munguar 30% (ndonjëherë dhe më shumë) e këshilltarëve. Fenomeni i mungesës së pranisë është më i përhapur në mbledhjen e komisioneve të punës së Këshillit Bashkiak, veprimtaria e të cilave paraqet vështirësi të konsiderueshme në monitorim, pasi shfaqet mjaft e çrregullt për sa i takon pjesëmarrës dhe orarit të mbledhjes. Përsa i takon zbatimit të procedurave, mbledhjet e Këshillit, në bazë të monitorimit, rezultojnë kryesisht të rregullta, ndërsa ato të komisioneve të punës, jo. Kjo shkaktohet nga ajo ç’ka u përmend me sipër, mungesa e të pranishmeve dhe respektimi i orareve të paracaktuara.

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›