E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkursi për te Akademia e rendit, ja shembujt që duhet të dini



Laureta Rryçi
Katër ditë para konkursit për në Shkollën e Policisë, bëhen publike shembuj me pyetje-përgjigje që mendohet se do të ketë testi. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë shpjegojnë se pas vendimit për t’iu dhënë edhe një herë mundësinë kandidatëve është përcaktuar dhe data e provimit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ritestimi me shkrim do të bëhet më 8 gusht në orën 07:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gazeta “Albania” publikon në numrin e sotëm pyetjet dhe përgjigjet që mendohet se janë të përafërta me testin që do të plotësojnë kandidatët me tetë gusht.
Testi
Kandidatët duhet të paraqiten atje rreth orës 07:00 të datës 8 gusht dhe duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim, dokument i cili u është dhënë në momentin e regjistrimit nga zyrat e personelit të Drejtorive të Policisë në Qarqe. Po ashtu kandidatët duhet të paraqiten në Drejtoritë e Policisë në Qarqe, ku kanë bërë regjistrimin për të marrë Kodin e Aplikimit, i cili do të përdoret si numër identifikimi gjatë konkursit. Listat me kodin e aplikimit do të afishohen pranë të gjitha drejtorive të policisë. Testi do të jetë i ndërtuar kryesisht në formën e pyetjeve me përgjigje alternative. Korrigjimi i testit do të realizohet me skaner, duke mundësuar përcaktimin e kandidatëve fitues brenda ditës në prezencë të kandidatëve. Kandidatët e interesuar listën e plotë të konkurrentëve mund ta gjejnë dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme. Në këtë listë do të gjendet dhe Kodi i Aplikimit, i cili do t’i bëhet i ditur çdo aplikanti.
Procedurat
Aplikantët e përzgjedhur për të vazhduar procesin e pranimit i nënshtrohen procedurës së testimit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës me gojë, kontrollit mjekësor, marrjes së shenjave të gishtave, kontrollit psikologjik, verifikimit të të dhënave të tij. Çdo përbërës i serisë së Testit të Përgatitjes Fizike (STPF) mat një aspekt të ndryshëm të përgatitjes fizike, që përcakton aftësinë e policit për të kryer detyra thelbësore në punën e vet. Për të kaluar STPF-në, pjesëmarrësi duhet të arrijë të paktën 10 pikë në çdonjërin prej testeve të STPF-së. Nëse rezultatet janë nën nivelin e kërkuar prej 10 pikësh për çdo test, atëherë ato janë nën standardet e kërkuara dhe për pasojë pjesëmarrësi ngel në STPF. Maksimumi i mundshëm për çdo test është 20 pikë me një total të mundshëm prej 100 pikësh në të gjithë STPF-në. Elementët e Testit fizik janë kërcim vertikal, ushtrime për barkun një minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra dhe ecje/kros 2. 4 km. Janë gjashtë vlerësime për testin fizik, shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mesatare, minimale dhe dobët. Pas kësaj kandidati do t’i nënshtrohet intervistës me gojë ku testohen aftësitë e tij për të komunikuar qartë, shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar dhe marrë vendime. Më pas kandidati i nënshtrohet kontrollit mjekësor, marrjes së shenjave të gishtave, kontrolli psikologjik dhe verifikimi i aplikantit. Për personat që testohen përcaktohen edhe kriteret kur ata nuk mund të skualifikohen. Në fakt nëse kandidati nuk kalon testin me shkrim, fizik; kontrollin shëndetësor dhe psikologjik, ka qenë i dënuar më parë për kryerjen e një vepre penale, ka pranuar se ka kryer më parë vepër penale, ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara që kanë për qëllim të rrisin mundësitë për punësim të aplikantit dhe të tjera ai nuk kualifikohet.

SHEMBUJ PYETJESH
1. Për dy vjet, im atë do të jetë saktësisht tre herë më i madh në moshë sesa jam unë tani.
Im atë është 37 vjeç. Sa vjeç jam unë?
a. 12
b. 13
c. 14
d. 15
2. Nëna e dërgoi Lenin në dyqan për të marrë 9 kuti konservash me bizele. Leni mund të
mbante vetëm dy kuti në një rrugë. Sa herë iu desh të shkonte në dyqan për t’i marrë të
gjitha?
a. 3
b. 4.5
c. 5
d. 5.5
3. Punonjësi i policisë doli nga shtëpia në 07:15 për t’u ndodhur në zyrën e tij në
Komisariatin e Policisë në orën 08:00. Ai mbërriti në zyrë në orën 07:52. Sa minuta iu
deshën atij për të mbërritur në zyrë?
a. 35 minuta
b. 37 minuta
c. 45 minuta
d. 47 minuta
4. Znj.Hysi mbështolli tabelën e saj me letër me ngjyrë. Tabela ishte 74 cm e gjerë dhe
44 cm e gjatë. Sa cm letër me ngjyrë iu nevojit asaj për të mbështjellë tabelën?
a. 236 cm²
b. 592 cm²
c. 3146 cm²
d. 3256 cm²
5. Z. Lesi po mblidhte të dhëna që të ndihmonte familjen e tij për të hartuar buxhetin. Ai
kishte shënuar shpenzimet e tyre për ushqim për 4 javë rresht. Ata kishin shpenzuar 9.735
Lekë, 8.807 Lekë, 9.198 Lekë dhe 9.620 Lekë. Cila është mesatarja e shpenzimit të tyre
për ushqim për 4 javë?
e. 9.003 lekë
f. 9.271 lekë
c. 9.340 lekë
d. 9.406 lekë
6. Xheni bleu një biçikletë që shitej për ¼ e çmimit të zakonshëm. Cila shifër dhjetore i
korrespondon thyesës së mësipërme?
a. 0.14
b. 0.25
c. 0.40
d. 0.75
7. Rrethi i treguar kalon në pikat me koordinata (1, 4), (3, 2), (1, 0) dhe (-1, 2). Qendra e
rrethit ndodhet në pikën me koordinata:
a. (1, -2)
b. (1, 2)
c. (2, -1)
d. (2, 1)
8. Një pyetësor i plotësuar nga 100 njerëz tregon vendet që ata do të donin të vizitonin më
shumë nga 7 mundësitë e ofruara. Sa njerëz kanë zgjedhur Australinë, Francën dhe
Hauain si vendin që ata do të donin të vizitonin më shumë?
a. 62
b. 44
c. 42
d. 38
Zgjedhjet e të anketuarve
0
10
20
30
Afrikë
Alaskë
Argjentinë
Australi
Kanada
Francë
Haëai
Vendet
Numri i
njerëzve
9. Zgjidhni kolonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)
286 + 399 = _____ 675 685 685 675
998 – 107 = _____ 891 891 891 891
123 x 9 = _____ 1107 1107 1107 1117
1216/76 = _____ 16 16 66 66
10. Zgjidhni kolonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)
1001 + 712 = _____ 1723 1713 1723 1733
775 – 289 = _____ 486 486 486 486
27 x 15 = _____ 405 405 405 405
425/25 = _____ 27 17 17 27
11. Përgjigjuni pyetjes së mëposhtme vetëm mbi bazën e informacionit vijues:
“Si pasojë e intervistave të shumta me paditës dhe dëshmitarë të krimeve të
dhunshme, punonjësi i policisë Balliu ka vënë re një rritje të dukshme të numrit të
përdhunimeve në zonën e tij të patrullimit në tre muajt e fundit. Ai ka vënë re se
përdhunimet ndodhin zakonisht ditën e hënë dhe të mërkurë dhe pjesa më e madhe
e tyre ndodh nga ora 08:00 deri në 11:00.”
Punonjësi Balliu është informuar nga eprori i tij se do të caktohet për të patrulluar çdo
javë në mënyrë që të përqendrohet në uljen e numrit të përdhunimeve. Cili do të ishte
orari më i përshtatshëm që punonjësi i policisë Balliu të patrullonte?
a. Të martën deri të shtunën, 20:00 deri në 04:00.
b. Të hënën deri të premten, 7:30 deri në 15:30.
c. Të mërkurën deri të dielën, nga mesdita deri në 20:00.
d. Të hënën deri të premten, 15:00 deri në 23:00.
Përgjigjuni pyetjes 12 vetëm mbi bazën e informacionit të mëposhtëm:
Kur një punonjës policie ndesh një fëmijë që ka humbur, ai duhet të kryejë veprimet e
mëposhtme në rendin e dhënë:
1. Të njoftojë punonjësin e sallës operative.
2. Të pyesë personat aty afër se ku është gjetur fëmija dhe se çfarë tjetër mund të dinë
ata për të.
3. Ta çojë fëmijën në Komisariat nëse nuk gjendet një i afërm i tij.
4. Të përgatisë një raport.
12. Punonjësi i policisë Gjergji dhe kolegu i tij Sinjari janë duke patrulluar një zonë të
banuar kur vënë re një fëmijë që sillet vërdallë i vetëm nëpër rrugë. Kur punonjësit e
policisë i afrohen fëmijës, ajo fillon të qajë dhe thotë se ka humbur. Punonjësit e policisë
njoftojnë sallën operative. Hapi tjetër që ata duhet të ndërmarrin është:
a. Ta marrin fëmijën me vete tek Komisariati dhe t’i shpjegojnë situatën
punonjësit të sallës operative atje.
b. Të mbledhin informacion dhe të hartojnë raportin përkatës.
c. Të sjellin të afërmin tek zyrat e Komisariatit kur ta gjejnë.
d. Të pyesin personat në zonën ku u gjend fëmija.
13. Në mënyrë që të parandalohet shitja e drogës nga makinat, rregulli është që
punonjësit e policisë të vëzhgojnë makinat e parkuara pranë vendit të tyre për të parë nëse
kanë arsye për të dyshuar që veprimet e personave brenda në makinë janë të dyshimta.
Cilën prej situatave të mëposhtme duhet ta konsideronte më të dyshimtë një punonjës
policie?
a. Dy të rritur në një makinë të parkuar pranë oborrit të një shkolle gjatë orës
së pushimit, të cilëve u afrohen çdo ditë fëmijë të ndryshëm.
b. Një furgon që sjell një femër përpara shkollës dhe që largohet me
shpejtësi.
c. Një shofer taksie që parkon në të njëjtin vend për 30 minuta ndërkohë që
lexon gazetën.
d. Tre adoleshentë që ulen mbi një makinë të parkuar pranë një parku
ndërkohë që dëgjojnë muzikë.
Përdorni hartën dhe busullën e mëposhtme për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve:
14. Cili shtet ndodhet në Lindje të Shqipërisë?
a. Bosnja
b. Mali i Zi
c. Maqedonia
d. Adriatiku
15. Nëse dua të udhëtoj për në Malin e Zi nga Tirana, në cilin drejtim do të shkoja?
a. Jug (South)
b. Lindje (East)
c. Veri (North)
d. Jug-Juglindje (South-SouthEast)
16. Në cilin drejtim të qytetit të Lushnjës gjendet qyteti i Korçës?
a. Jugperëndim (SË)
b. Lindje-Juglindje (ESE)
c. Juglindje (SE)
d. Lindje-Verilindje (ENE)
17. Motoçikleta e Policisë përshkoi 180 km për 5 orë, cila ishte shpejtësia mesatare?
a. 18 km
b. 30 km
c. 36 km
d. 38 km
18. Drejtoria e Qarkut ka një buxhet prej 6.000 Lekë për pajisje zyre. Një faturë prej
2.000 Lekë për blerjen e disa pajisjeve të zyrës është paguar. Çfarë përqindje e buxhetit
ka mbetur afërsisht?
a. 20%
b. 33%
c. 47%
d. 67%
19. Koha e reagimit për 5 telefonata për ndihmë që mori një punonjës policie ishin 38
minuta, 2 minuta, 32 minuta, 8 minuta dhe 25 minuta. Cila ishte koha mesatare e
reagimit?
a. 2 minuta
b. 21 minuta
c. 38 minuta
d. 105 minuta
20. 4a + b = 13
2b + a = 12
b-a =
a. 1
b. 3
c. 4
d. 7
PËRGJIGJET E SAKTA JANË:
1. b
2. c
3. b
4. d
5. c
6. b
7. b
8. a
9. b
10. b
11. b
12. d
13. a
14. c
15. c
16. b
17. c
18. d
19. b
20. b

5 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›