Dështojnë varianti i tretë për ndarjen zonale
03/02/2005 Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk bien dakord për variantet e paraqitura në zyrën e OSBE-së
Gjana: “Zgjedhjet në Shqipëri po rrezikohen nga kokëfortësia e socialistëve”
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë arritur as dje në gjuhën e përbashkët për ndarjen elektorale, duke bllokuar reformën e kërkuar prej BE-së. Dy takimet që janë zhvilluar në selinë e OSBE-së, nuk kanë arritur t’i japin një rrugëzgjidhje debatit mes përfaqësuesve të dy forcave politike në grupin e punës që po punon për këtë qëllim. Jemin Gjana, ekspert i opozitës në grupin e punës pranë OSBE-së, ka akuzuar mazhorancën se po rrezikon integritetin e zgjedhjeve, duke mos pranuar variantet e ofruara për zgjidhjen e këtij problemi. “Zgjedhjet në Shqipëri janë tërësisht të rrezikuara. PS-ja me kokëfortësi vazhdon të refuzojë njëra pas tjetrës propozimet e dala nga Prezenca e OSBE-së, të vlerësuara nga ekspertë vendas dhe të huaj, si zgjidhje kompromisi”, tha Gjana. Sipas tij, nga grupi i ekspertëve janë përpunuar shtatë variante dhe është përzgjedhur ai, i cili nga 100 zona elektorale nxjerr me një tejkalim të lehtë vetëm katër zona në të gjithë Shqipërinë. “Partia Socialiste e refuzoi totalisht dhe këtë propozim të fundit dhe ky është një sinjal i qartë se PS-ja ka një mungesë të theksuar të vullnetit politik në pamundësi për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme, me vendime në Parlament edhe këtë çështje dhe këtë mekanizëm, që është ndarja. Mazhoranca përpiqet të bllokojë procesin hap pas hapi”, tha Gjana. Sipas tij, edhe takimi i planifikuar për në orët e mbrëmjes nuk ka dhënë asnjë rezultat, ndërkohë që procesi vazhdon të jetë i bllokuar.
Variantet
Fillimisht palët ranë dakord që të shkrihen dy zona elektorale. Një në Qarkun e Beratit dhe një në Qarkun e Vlorës. Sipas opozitarëve, këto zona duhet t’i kalojnë njëra Tiranës dhe tjetra Shkodrës. Socialistët nuk u pajtuan me këtë variant, duke kërkuar që njëra prej zonave elektorale të mos i kalojë Shkodrës, por t’i shtohet Qarkut të Dibrës. Pas refuzimit të parë, opozita lëshoi në tryezë edhe variantin e dytë. Sipas këtij varianti, Vlorës i hiqen dy zona dhe Beratit një. Këto i kalojnë dy Tiranës dhe njëra Dibrës, duke rregulluar më pas dhe mesataren e votuesve në të gjitha zonat. Por dhe ky variant u rrëzua nga mazhoranca, ndërsa puna për ndarjen zgjedhore u bllokua sërish. Harta e re elektorale, në bazë të marrëveshjes së firmosur nga dy forcat kryesore në vend, në fund të vitit të kaluar duhet të votohet në mesin e muajit shkurt në parlament.
Dule
Në selinë e OSBE-së veç përfaqësuesve të dy forcave politike në vend, ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me ndarjen e re zgjedhore. Shqetësimi i Dules ka të bëjë me zonat e populluara nga minoritarët grekë, të cilët, sipas tij, janë prekur nga ndarja e re zonale. Dule ka kërkuar në takim që të shikohet mundësia që popullsia e këtyre zonave të mos preket nga ndarja e re elektorale dhe të lihet siç ka qenë në gjendjen e mëparshme.
Bamir Topi
Absolutisht nuk jemi dakord që zgjedhjet për deputetët e ardhshëm të zhvillohen në muajt e verës. Dihet që gjatë kësaj periudhe njerëzit nuk janë të motivuar për të votuar. Ne mendojmë se koha më e mirë për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare është fundi i majit apo fillimi i qershorit
Maksim Begeja
Kushtetuta e përcakton qartë se zgjedhjet zhvillohen nga 60 deri në 30 ditë para mbarimit të mandatit të parlamentit dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij. Kështu në zbatim të Kushtetutës i bie që zgjedhjet të zhvillohen në një datë mes 3 korrikut dhe 3 gushtit të vitit 2005
Jemin Gjana
Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri janë tërësisht të rrezikuara. Partia Socialiste me kokëfortësi vazhdon të refuzojë njëra pas tjetrës propozimet e dala nga Prezenca e OSBE-së, të vlerësuara nga ekspertë vendas dhe të huaj si zgjidhje kompromisi. Bisedimet për gjetjen e zgjidhjes do të vazhdojnë
Gjergji Koja
Nuk është ndonjë shqetësim i madh dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë debati të madh politik caktimi i datës së zgjedhjeve, për faktin e thjeshtë se, së pari, politika ka shumë punë për të përmbushur standardet e caktuara nga komiteti ndërkombëtar, këtu duhet të përqendrohet politika shqiptare
Spartak Braho
Afati 60-ditor përpara datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit, të sjell pikërisht te data 3 korrik. Nano dhe Berisha janë terroristët më të mëdhenj të zgjedhjeve. Pas Al Zakavit, i cili nuk lejoi irakenët që të merrnin pjesë në zgjedhje, këta nuk lejuan të merrnin pjesë shqiptarët emigrantë në zgjedhje.