E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Braçe dhe Ermonale Felaj turpërohen në Berat, miting me 100 veta dhe degjenerohet në sharje dhe fyerje

Socialistët e thjeshtë: Po na faturoni kutitë, për të na dënuar dhe vënë pas hekurave


Deputeti socialist Erjon Braçe dhe kolegia e tij Ermonela Felaj, janë përballur dje me poshtërimin e qytetarëve të Beratit, të cilët u kërkuan të kthehen menjëherë te Edvini dhe se nuk kanë nevojë për prezencën e tyre në qytet, përsa kohë pretendimet kryesore të PS-së janë protestat dhe vetëm protestat dhe aspak nuk bëhet fjalë për socialistët e thjeshtë. Takimi i organizuar pranë stadiumit të qytetit, është shoqëruar nga debate të ashpra, të cilat janë shpërshkallëzuar me kalimin e kohës, duke degjeneruar edhe në grushte mes grupeve rivale të anëtarësisë socialiste. Ditët e fundit në kuadër të protestave që ka ndërmarr PS-ja, ka arritur që të futet në sherr mes saj dhe socialistëve të thjeshtë të cilët kanë humbur durimin e të shkuarit mbrapa të deputetit Erjon Braçe. Nuk kanë qenë të pakta rastet ku deputeti në fjalë ka krijuar incidente me elektoratin e majtë në disa komuna dhe bashki të qarkut të Beratit. Një nga këto incidente që ka përfunduar me sherr deri dhe me duel boksi ka ndodhur dje në mesditë para stadiumit “Tomorri” ku dhe Braçe ka ligjëruar frazën e zakonshme, për hapjen e kutive. Dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, pohuan për “55”-ën se sherri i cili ka filluar me fjalë dhe ka përfunduar me grushte mes socialistëve, duke pasur si protagonist kryesor deputetin Erjon Braçe. Sipas të njëjtit burim, Braçe u ka kërkuar socialistëve që të shkojnë në protesta edhe pa dëshirën e tyre, duke i kërcënuar deri në përjashtimin nga puna në komunat apo bashkitë socialiste. Mirëpo duket se durimit i ka ardhur fundi tek shumica e socialistëve të cilët gjatë fjalës së Braçes kanë filluar të flasin në fillim nën zë më pas me zë të ulët dhe kur kanë parë se deputeti ka dashur t’i ofendojë për mbajtjen e qetësisë kanë ngritur zërin duke e kundërshtuar. Ky moment ka qenë dhe fillimi i incidentit që pas përfundimit të fjalës të Braçes ka nisur sërish, por që ndërhyrja e deputetëve të tjerë ka bërë që socialistët mes tyre të ndërpresin grindjen duke e lënë për më pas. Sapo protesta ka përfunduar dhe ende pa u shpërndarë protestuesit socialistë, sherri mes militantëve dhe anëtarëve të kësaj partie, kanë filluar të grinden sërish, por këtë radhë duke e ngritur zërin. Një prej socialistëve Shasho Meta, ka qenë që në fillim kundër Braçes duke e kundërshtuar se sipas tij deputeti e kishte mbushur kupën në Berat dhe se vinte kot, pasi askush nuk e beson më. “Ka ikur koha për ty se na je bërë i pa duruar”, mësohet të ketë thënë Shasho, duke shtuar se “nuk mundet të vijmë më pas teje pasi, për 12 vjet deputet t’i nuk ke bërë asgjë për Beratin vetëm sa ke futur në sherr krerët e partisë me krerët e pushtetit vendor të komunave dhe të bashkive socialiste”. Në vijim, përplasjet janë përshkallëzuar dhe anëtarësia socialiste ka akuzuar njëzëri PS-në qendrore, se po punon për dënimin e komisionerëve socialistë, duke kërkuar me ngulm çështjen e kutive. “Ju kërkoni të na faturoni kutitë dhe këtë e bëni me qëllim që të afërmit tanë të dënohen në një kohë kur nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë qëndruar për orë të tëra edhe në kushte të padurueshme, në krye të detyrës, në procesin e numërimit të votave”, janë shprehur anëtarët e thjeshtë socialistë. Të tilla përplasje mes socialistëve në qarkun e Beratit, nuk janë një gjë e re. Një dhunë e egër është ushtruar edhe gjatë një takimi që Edi Rama organizoi në Berat, e cila u konvertua në përplasje brutale mes grupeve socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›