Shoqeria civile kritika te ashpra per institucionet
Shoqëria civile në Kosovë paraqiti “Raportin i Progresit 2011 Made in Kosova” në të cilin adresohen kritika të ashpra për institucionet vendore për mungesë të progresit në shumë fusha, për shkallë të lartë të korrupsionit, për jotransparencë dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike në Kosovë. Dokumenti i cili i paraprin raportit të progresit të Komisionit Evropian që do të publikohet në fillim të tetorit, vëren se gjatë një viti nuk është bërë pothuajse asnjë hap konkret në luftën kundër korrupsionit.
“Çështja pse Kosovës i vështirësohet rruga drejt integrimit evropian është e ndërlidhur direk me faktin që pesë shtetet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të mos e njohin Kosovën. Në këtë aspekt Kosovës i duhet që sa më parë të vendos marrëdhënie kontraktuale me këto shtetet”, tha Besa Luci, Klubi për Politik të Jashtme.
“Çështje tjetër të cilën e ka shoqëruar Kuvendin e Kosovës është dialogu Kosovë-Serbi, ndërkohë injorimi nga ana e qeverisë cili e ka bërë Kuvendin e Kosovës në institucionin i cili pothuajse i fundit i informohet për rrjedhjen e dialogut”, u shpreh Driton Selmanaj, Instituti Demokratik i Kosovës.
“Nuk kemi asnjë veprim konkret dhe serioz për të minimizuar nivelin e larët të korrupsionit në institucionet e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka shënuar po të njëjtin ritem sikur në vitet e kaluara sa i përket ndërrmarjeve të aktiviteteve anti -korrupsion e që nuk janë të mjaftueshme për të reduktuar nivelin e lartë të korrupsionit”, theksoi Fidan Kalaja nga Lëvizja “Fol”.
Raporti u përpilua nga gjashtë organizata të Shoqërisë Civile dhe analizon gjerësisht konsolidimin e institucioneve, zgjedhjet, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, të drejtat e njeriut dhe te pakicave si dhe zhvillimin ekonomik.
Sala Mustafa