E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis procesi kundër Albin Kurtit në gjykatë

Prishtinë, 15 shkurt, NOA - Në gjykatën e
Prishtinës fillon sot procesi gjyqësor kundër liderit të Vetëvendosjes, Albin
Kurti, i cili ka deklaruar se nuk do të paraqitet para tij. Akuza e ngritur ndaj tij nga EULEX është ajo e
organizimit të një turme duke penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave
të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të
rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.

Gjatë kësaj proteste, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, mbetën
të vrarë nga shkrepja e plumbave prej policëve të UNMIK-ut për ti shpërndarë
ata.

Ndërkaq, Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor
ndaj liderit të Vetëvendosje-s, Albin Kurti ka kërkuar sot që procesi
gjyqësor i rihapur nga EULEX-i, të mbyllet sepse ky proces dëmton funksionimin
e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ky Këshill i përbërë nga 40 organizata
joqeveritare, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se këto kërkesa
për mbylljen e procesit ndaj Kurtit, do tua adresojë edhe institucioneve më të
larta të Kosovës.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon
Murati tha se apeli do tu drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke
thënë se ky është proces i montuar politik. 
n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›