E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA emëron ambasador të posaçëm për botën islamike

Uashington, 14 shkurt, NOA- Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka emëruar
një të dërguar të posaçëm të ri për Organizatën e Konferencës Islamike.
Këshilltari i tij ligjor Rashad Hussain do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara
në këtë forum, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 vende islamike. Lajmi është bërë i
ditur nga mediat amerikane dhe ato evropiane.

Gjatë prezantimit që i bërë ambasadorit të ri,
Obama ka vlerësuar kontributin dhe rolin që Hussain ka pasur në politikën e
jashtme të Obamës gjatë një viti.

Hussain, sipas fjalëve të Obamës, ka
bashkëpunuar në fjalimin që Presidenti i SHBA-së mbajti vitin e kaluar në
Kajro. Këtu presidenti kishte bërë thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet
mes Uashingtonit dhe botës islame.

Sipas analistëve ky ishte dhe fillimi i erës
Obama në diplomaci duke shënuar që qasje të re ndaj botës islame.

NOA/Deutsche Welle

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›