E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqeria kosovare, e traumatizuar nga lufta

Shoqeria kosovare ka dale e traumatizuar nga lufta. Te dhenat per numrin e vetevrasjeve jane daramtike dhe shume prej tyre jane si pasoje e kushteve te renda ekonomike e sociale.

400 njerez kane vrare veten ne menyra te ndryshme ne Kosove pas luftes. Diten e sotme nje 24 vjecar tentoi vetevrasjen duke u hedhur nga taraca e nje ndertese 5 kateshe ne lagjen “Bill Clinton”.

Por per fat te mire, ne castin kritik ai eshte shpetuar nga policia. Shkak i ketij veprimi dyshohet te kete qene refuzimi i nje vize per te shkuar ne Slloveni.

Ndersa nje jave me pare ne Lipjan, nje i ri eshte varur me litar ne oborrin e shtepise per shkak te varferise. Vete autoritetet kosovare deklarojne se ky faktor eshte nder kryesoret qe con njerezit ne vendime te tilla.

“Jane traumat e pasluftes, por nje faktor i rendesishem eshte edhe gjendja e rende ekonomike”, deklaron Sabrie Kamberi, zedhenese e policise se Kosoves.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›