E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kërkohet hapja e hapësirës ajrore

Gjendja aktuale e aviacionit dhe mundësitë se si të normalizohet hapësira ajrore në Kosovë, ishin temë diskutimi në një tryezë Institutit për studime të avancuara- GAP. Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Aviacionin Civili u mundëson institucioneve të Kosovës që të menaxhojnë dhe të mbikëqyrin hapësirën ajrore të Kosovës, nga 1 janari i viti 2009. Instituti për Studime të Avancuara Gap, ka realizuar një hulumtim mbi çështjen e hapësirës ajrore të Kosovës, e cila me marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999, parashikon që kompetencat për menaxhim nga ish Republika Federale e Jugosllavisë të kalojnë tek autoritetet e NATO-s. Por, gjendja ka ndryshuar me shpalljen e pavarësisë së vendit, pasi, sipas Planit të Ahtisarit, autoritetet kosovare janë të vetmet autoritete përgjegjëse dhe kompetente të hapësirës ajrore të vendit. Aktualisht kosova përdor vetëm dy korridore në kufi me Maqedoninë, përmenden përfaqësues të institutit GAP, të cilët u sugjeruan institucioneve te Kosovës që të bëjnë marrëveshje bilaterale me shtetet fqinje dhe të shikohet mundësia e hapjes së korridoreve në hapësira të ulëta dhe të larta. Ndërkaq, përfaqësuesi i KFOR-it, Col Brajan, tha se për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës janë të interesuar edhe NATO-ja dhe KFOR-i. Qeveria e Kosovës ka vështirësi për normalizimin e hapësirës ajrore në vend sepse Kosova nuk është anëtare e Organizatës ndërkombëtare për aviacion e cila është pjesë e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›