E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbështet Maqedoninë në NATO

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker deklaroi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO mbetet e fuqishme. Diplomati Riker theksoi se Maqedonia arriti të plotësojë kriteret për anëtarësim në NATO, por sipas tij nuk duhet të mbesë në këtë situatë. Ai ritheksoi qëndrimin amerikan për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut Verior. "Mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë mbetet e fuqishme dhe jam i bindur se kjo çështje është e rëndë dhe emotive. Por ju nxis si lider institucional dhe politik të mendoni në mënyrë pragmatike dhe të siguroni një kompromis që është i drejtë dhe i mirëkuptimtë, i cili do t'i sigurojë qytetarëve në Maqedoni një ardhmëri më të mirë të mundshme",theksoi ambasadori amerikan Filip Riker.Sipas tij, reformat serioze duhet të vazhdohen edhe më tej. Nuk është kjo që duhet bërë vetëm njëherë dhe kaq, por duhet të vazhdojmë edhe më tej duke bashkëpunuar bashkarisht. Ai theksoi se Maqedonia duhet të mbetet një partner që sjell kontribut të përgjithshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›