Milloshoski:Do kemi diplomaci me Prishtinën

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet e plota diplomatike me Prishtinën.Ministri i Jashtëm këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të komisionit parlamentar për politikë të jashtme."Demarkacioni është në fazën finale dhe në përputhje me planin e marrëveshjes të vitit 2001 dhe planit të Marti Ahtisarit me kujdes do të ndiqet zhvillimi i ngjarjeve në Kosovën Veriore", theksoi Milloshoski.Sipas tij, nga Beogradi është marrë leje për fillimin e procedurës për emërimin e ambasadorit të ri, për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, pasi që Shkupi ka njohur pavarësinë e Kosovës.Shefi i diplomacisë i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se anëtarësimi i plotë në NATO dhe integrimi në BE mbeten prioritete kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë gjatë vitit 2009.Shefi i diplomacisë deklaroi se liberalizimi i vizave është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Jashtme. Ai tha se deri tani janë plotësuar të gjitha kriteret kryesore dhe se pritet që Komisioni Evropian gjatë vitit 2009 të jap propozim tek Këshilli i Evropës që Maqedonia të përfshihet në listën e bardhë të shengenit, tek vendet që nuk duhet të kenë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.