Gjerogji- Rusi,takim për Osetinë e Jugut

Gjeorgjia dhe Rusia kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur incidentet e sigurisë në provincën separatiste të Osetisë së Jugut për të cilën dy shtetet hynë në luftë në muajin gusht të këtij viti. Ndërmjetësit thanë se gjatë takimit dy ditor ishte arritur përparim edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete. Takimi u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe OSBE-ja. Gjatë bisedimeve u fol kryesisht mbi sigurinë dhe situatën humanitare në Kaukaz. Situata është përkeqësuar së tepërmi që pas luftës së shkurtër ruso-gjeorgjiane në mars të këtij viti mbi provincat separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Europian për krizën në Gjeorgji, Pier Morel I cilësoi bisedimet të frytshme. Por ai tha se palët nuk arritën dot një marrëveshje për arsye të disa çështjeve mbi të cilat nuk u ra dot dakord. Morel tha se palët ranë dakord mbi nevojën për të përmirësuar kushtet e mijëra refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendit, përfshirë këtu edhe dërgimin e ndihmave humanitare. Shefi i Misionit të Monitorimit në Gjeorgji, Johan Verbeke tha se palët gjithashtu diskutuan çështje politike. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid tha se takimet po zhvilloheshin pas një konflikti në Gjeorgji dhe rajon. Ai tha se situata në terren është me rrezik dhe se nuk ka kohë për të humbur në arritjen e një marrëveshjeje. Pjesëmarrësit thanë se bisedimet janë në rrugë të mirë dhe ranë dakord të takohen përsëri në muajin shkurt