E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet mbushen me prodhimet vendase

Tregjet janë mbushur plot më prodhimeve vendase. Produktet e fushave kanë nisur të zbresin në tregjet e qytetit, duke ndikuar direkt në uljen e çmimeve. Gjatë një vëzhgimi që kamera e “abc news” bëri në një nga tregjet më të frekuentuara nga konsumatorët, vihet re se çmimet e perimeve, sikurse edhe të frutave janë ulur ndjeshëm. Shitësit tregojnë se në këtë periudhë po prodhohen produkte të serave në vend, pa qenë nevojë që ato të importohen.
Qytetarët shprehen të kënaqur me uljet e çmimeve, sikurse edhe me produktet cilësore bio, që mund të konsumojnë në tryezat e tyre.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, eksportet e produkteve bujqësore, kanë pësuar një rritje prej rreth 12 për qind krahasuar me një vit më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›