E Shtunë, 31 Tetor 2026

Short i lehte per Kupen e Shqiperise

TIRANE- Diten e djeshme eshte hedhur edhe shorti i Kupes se Shqiperise, ku jane mesuar edhe dy ciftet nga perplasja e te cilave do te diskutohet trofeu. Besa-Shkumbini dhe Teuta-Vllaznia jane dy ciftet gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Ka qene ky verdikti i shortit te hedhur nga FSHF dhe qe ka percaktuar rrugen e skuadrave drejt kompeticionit te dyte per nga rendesia ne vend. Per ekipin e Vllaznise, Kupa e Shqiperise mbetet shansi i vetem per te shkuar ne Kupat e Evropes sezonin tjeter, duke pare se ne kampionat gjerat jane mjaft te veshtira. "Mendoj se qe nga janari ne jemi skuadra me ne forme, tha presidenti i Vllaznise Valter Fushaj. Tani duam te shkojme ne finale dhe ta fitojme Kupen, sepse eshte objektivi i vetem qe na ka mbetur dhe ne duam te jemi ne Kupat e Evropes vitin tjeter". Edhe ne kampin e Teutes nuk ndjehen inferiore ndaj nje skuadre eksperte si Vllaznia. "Ne kete faze te gjitha skuadrat jane te forta, keshtu qe nuk kisha asnje preference. Ndoshta tek ata mund te ndikoje fakti se luajne per mbijetese ne Superlige", tha trajneri i Teutes Ylli Shehu. Nderkohe, Besa e Kavajes do ta luaje ndeshjen e pare ne shtepi perballe Shkumbinit, nje ekip qe eliminoi Dinamon ne turin cerekfinal. "Kishim shume deshire qe ta luanim ndeshjen e pare ne Peqin, por gjithsesi jemi te kenaqur edhe keshtu", deklaroi presidenti i Shkumbinit Ali Dyrmishi. Ndeshjet e para gjysmefinale te Kupes se Shqiperise do te luhen me 24 mars, ndersa ato te kthimit me 7 prill. Nderkohe finalja do te luhet me 9 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›