E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti "shtyp" dhe Besen

Tirane- Kastrioti mposhti dje 3-2 Besen ne Kruje, ne ndeshjen hapese te javes se 24-t te Kategorise Superiore, duke regjistruar fitoren e dyte rresht (pas asaj me Tiranen), nderkohe qe kavajasit pesuan humbjen e dyte rresht (pas asaj me Skenderbeun).
Blerja dimerore e Beses, Vioresin Sinani, shenoi golin e pare te takimit ne minuten e 13-te, goli i tij i trete sezonal dhe i dyte me fanellen verdhezi. Per 3-here golashenuesin me te mire te Shqiperise ky ishte dhe goli i tij i 194-te ne karriere. Me fillimin e pjeses se dyte nisi edhe goleada e Kastriotit, kur brenda 15 minutash krutanet e Ramadan Ndreut shenuan tre gola. Oriand Abazaj shenoi pa kaluar 60 sekonda loje (goli i tij i 8-te sezonal), nderkohe qe mesfushori kroat, Ivan Babic, firmosi ne harkun e tete minutave dopieten e tij, 53' dhe 61'. Besa u kunderpergjigj me ane te golashenuesit me te mire te saj, Daniel Xhafaj, i cili shkurtoi diferencen ne minuten e 64-t, por pa ndryshuar dot fatin e ndeshjes. Kastrioti u ngjit ne kuoten e 29 pikeve (perkohesisht ne vendin e 8-te), nderkohe qe Besa (pesoi humbjen e 6-te sezonale) vazhdon te ruaje vendin e dyte me 40 pike, pese me shume se Tirana e vendit te trete, e qe do te luaje ne Vlore me Flamurtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›