E Diel, 1 Nëntor 2026

F K Tirana Bashkia garanton se fondet dhe donacionet do te rriten per klubin

Ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres te SHA Tiranes eshte percaktuar qe Tafaji te merret me drejtimin teknik ndersa Tagani me ate menaxherial e administrativ

Tirana e futbollit ka mundur te gjeje zgjidhje dje pasdite ne zyrat e bashkise se kryeqytetit. Pas nje mbledhjeje qe ka zgjatur rreth nje ore eshte vendosur gjithcka per menyren se si do te kalohet ngerci financiar dhe cfare do te behet ne te ardhmen. Bordi drejtues ka vendosur qe fillimisht te behen disa ndryshime ne strukturen drejtuese dhe me pas eshte biseduar gjithashtu per problemet financiare qe klubi po perjeton prej muajsh.

Ndryshimet

Ne krye te klubit bardheblu nga sot nuk do te jete me nje person i vetem por dy. Drejtor teknik do te vazhdoje te jete Alban Tafaji qe do te vijoje punen normalisht por perkrah do te kete edhe Sali Taganin. Ky i fundit eshte emeruar ne postin e administratorit. Pra ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres te SHA Tiranes eshte percaktuar qe Tafaji te merret me drejtimin teknik ndersa Tagani me ate menaxherial e administrativ. Te dy se bashku mendohet te ndertojne nje grup pune per te rikonceptuar edhe nje here tjeter nje klub modern. Tafaji do te rindertoje edhe nje here nga e para akademine e klubit do te menaxhoje pjesen teknike te skuadres merkatos etj. nderkohe qe Tagani do te mbuloje pjesen menaxheriale te te ardhurave nga marketingu bashkepunimi me biznesin e te tjera.

E ardhmja

Burime prane bordit drejtues kane bere te ditur se gjate mbledhjes se djeshme eshte diskutuar dhe per fondin qe Bashkia e Tiranes do te jape per klubin bardheblu. 80 milione leke do te jape bashkia per vitin kalendarik 2012. E gjithe kjo procedure mbetet per tu kryer ne muajin janar apo pas tij sapo te miratohet buxheti i bashkise se kryeqytetit. Sa i perket aspektit ekonomik ne komunikate thuhej se ne kete takim u analizua edhe gjendja financiare e klubit Tirana ku zoti Basha premtoi zgjidhje te shpejte te ngercit te krijuar. Kryetari i Bashkise Lulzim Basha shprehu angazhimin dhe vendosmerine e Bashkise se Tiranes per te mbeshtetur me te gjitha mjetet dhe menyrat ne dispozicion klubin Tirana sikunder garantoi se fondet dhe donacionet do te rriten per klubin per te krijuar kushte me te mira per futbollistet ne ambientet e tyre sportive por edhe ne ndeshjet jashte Tiranes.

Somario

Halili Une zotohem se brenda pak ditesh eve ne dispozicion 150 milione leke per klubin qe te shlyhen rrogat e pa marra. Por sigurisht kerkoj qe te me njihet kontributi.

Basha Kuadri ligjor nuk e lejon bashkine te paguaje rrogat e nje subjekti privat edhe pse ai eshte 100 per qind prone e bashkise. Po perpiqemi te ndertojme nje pakete ligjore qe te mund te zgjidhe gjithe kete ngerc. Ndryshe nuk mund te veprojme sepse nuk mund te shkelim ligjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›