E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri mbetet në Arsenal

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 20:50

Mesfushori francez, Samir Nasri ka njoftuar drejtuesit e Arsenalit se do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja angleze Daily Star ka bërë të ditur të mërkurën se Nasri ka pranuar qëndrimin e Arsenalit që nuk dëshiron ta shesë, pavarësisht interesimit nga rivalët e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, më herët gjatë këtij muaji tha se Arsenali nuk e meriton të quhet klub i madh nëse lejon largimin e futbollistëve të tij kryesorë si Nasri dhe Cesc Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›