E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk mjaftojnë as 45 milionë euro

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 21:40

Santos ka paralajmëruar Real Madridin se nuk do të mund ta transferojë lirë sulmuesin brazilian Neymar, duke theksuar se ai vlen më tepër se 45 milionë euro.

19 vjeçari Neymar, i cili spekulohej edhe me kalim te Chelsea, në kontratën e tij me Santosin ka dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh.

Por, drejtori sportiv i klubit brazilian, Pedro Luiz Nunes Conceicao, theksoi se Santosi nuk dëshiron të negociojë dhe theksoi se Reali deshi të transferojë Neymarin për një vlerë më të vogël.

“45 milionë euro janë pak për Neymarin, ai vlen më tepër”, tha Conceicao për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Ne nuk mund të kuptojmë si një klub mund të shpenzojë 30 milionë euro për një mbrojtës si Fabio Coentrao e jo 45 milionë euro për një sulmues, i cili shënon gola dhe bën spektakël. Ne nuk planifikojmë të fillojmë bisedimet për shitjen e Neymarit në këtë fazë. Ai dëshiron të mbetet dhe ne duam që ai të mbetet. Ata (Real Madridi) mendojnë se paratë janë gjithçka në jetë, por nganjëherë nuk është ashtu”, theksoi Conceicao.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, kërkon Neymarin si përforcim në repartin sulmues për fillimin e sezonit të ri, por pengesë paraqet dëshira e tinejxherit për t’u paraqitur në Kampionatin botëror të klubeve në dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›